Pjesëtarët e njësisë për operacione speciale të ushtrisë ukrainase, pretendojnë se kanë arritur të shkatërrojnë dy sisteme ruse të mbrojtjes kundërajrore Buk.
Ata thonë se kjo është arritur në vijën e frontit në Sumy, ku me precizitet të paparë u filmuan duke goditur këto sisteme ruse, transmeton Telegrafi.
“Pjesëtarët e njësisë tonë zbuluan sistemet raketore të mbrojtjes kundërajrore ruse Buk në vijën e frontit në Sumy. Ato u goditën nga dronët kamikaz”, u tha nga kjo njësi ukrainase.
Gjithçka ndodhi kur njëri prej sistemeve u godit një herë, dhe në fushëbetejë u shfaq një tjetër që tentonte ta tërhiqte por që e pësuan të dy.
Sistemet e mbrojtjes kundërajrore u goditën nga dronët e mbushur me eksploziv, kurse gëzimi i ukrainasve u shfaq edhe në video – ku dëgjohen duke festuar goditjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251