Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Ukraina nuk do të mund të jetë anëtare e NATO-s derisa të fitojë luftën kundër Rusisë.
Gjatë një takimi me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri këto komente, transmeton Telegrafi.
“Besoj se NATO-s do t’i bashkohemi vetëm pas fitores tonë. Nuk besoj se NATO do të na pranojë ne derisa lufta vazhdon. Për disa anëtarë të NATO-s është e rrezikshme, për disa është thjesht skepticizëm”, tha Zelensky në një video të postuar në Telegram.
“Pyetja (për bashkim) në NATO, siç ka deklaruar qartë Sekretari i Përgjithshëm, është çështje shumice. E shumica është çështje politike. Në mënyrë që Ukraina në aspektin politik të pranohet në Aleancë, duhet të fitojë”, shtoi Zelensky.
Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë, Zelensky beson se “askush nuk do të ngrejë” pyetje në lidhje me pajtueshmërinë me NATO-n dhe nivelin e ushtrisë ukrainase.
Presidenti ukrainas beson se fakti që Ukraina nuk është anëtare e NATO-s është një prej arsyeve për shkak të luftës aktuale.
“Kishte skepticizëm nga ana e disa anëtarëve shumë vite më parë dhe Rusia bashkëpunoi shumë ngushtë me partnerët tanë aktualë, duke u angazhuar në dialog me ta. Ajo [Rusia] bëri gjithçka që mundi për të penguar Ukrainën që të bashkohej jo vetëm në NATO, por edhe në BE. Bashkimi [Qëllimi i saj ishte] të pengonte zhvillimin e Ukrainës dhe ta mbante atë nën ndikimin rus”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'
Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi
Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'