LAJMI I FUNDIT:

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Më shumë se 100 ushtarë rusë thuhet se u vranë nga breshëria e raketave ATACMS që goditën së fundmi bazën stërvitore në Ukrainën lindore, e cilësuar si një nga humbjet më të mëdha të rusëve.

Siç raportohet, raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi kanë thyer rusët në vetëm 95 sekonda.


Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), sulmi në qendrën e trajnimit midis qyteteve Kuban dhe Mozhnyakivka ka lënë të vdekur 116 trupa ruse.

Mirëpo, në lidhje me aksionin nuk kanë komentuar ushtritë e asnjërës palë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se menjëherë pas raketës së parë që është përplasur në afërsi të trupave ruse, shpërthime të tjera e kanë mbuluar zonën.

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Lexo po ashtu Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Me këtë sulm thuhet se ukrainasit ia kanë shkatërruar rusëve planin për një ofensivë në rajonin fqinj të Kharkivit.

“Sulme të tilla në rajonin e Luhanskut janë vendimtare. Është pikërisht në territorin e pjesës verilindore të Luhanskut ku Rusia ka trajnuar dhe koordinuar njësitë e saj për një përshkallëzim”, tha kreu i qendrës për Studime Ushtarake-Ligjore të Ukrainës, Oleksandr Musiienko.

Ndryshe, sulmet e thella në terrenet ruse shihen si pjesë e rëndësishme e strategjisë ukrainase për të ndalur vrullin e Moskës.

Sipas analistëve, sulmet e tilla e bëjnë më të vështirë për forcat ruse përgatitjen për ofensiva. /Telegrafi/