“Sëmundja misterioze” që preku Ronaldon, shkakton shqetësime te Portugalia para nisjes së Kampionatit Botëror
![“Sëmundja misterioze” që preku Ronaldon, shkakton shqetësime te Portugalia para nisjes së Kampionatit Botëror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/11/ronaldo-3-780x439.jpg)
Gjendje alarmuese u krijuar në skuadrën e Portugalisë për shkak të “një sëmundje” që e detyroi të mungonte në ndeshjen e fundit të Manchester United para nisjes së Botërorit “Katar 2022”.
Cristiano Ronaldo nuk kishte qenë gjithashtu në ndeshjen e së enjtes kundër Aston Villas dhe situata e tij shkaktoi shqetësim në kombëtaren e tij dhe në stafin e trajnerëve të drejtuar nga Fernando Santos, vetëm një javë para fillimit të Kupës së Botës dhe 11 ditë para ndeshjes kundër Ganës.
Trajneri i United, Erik ten Hag kishte deklaruar në prag të ndeshjes kundër Aston Villa se pesë herë fituesit i Topit të Artë nuk ishte në formë për shkak të sëmundjes: “Nuk e di se kur do të jetë sërish gati, por nuk është i shqetësuar”. Kur u pyet nëse lojtari po kujdesej për veten për shkak të afrimit të Kupës së Botës, strategu holandez u përgjigj: “Asgjë nga kjo, ai është i sëmurë dhe kjo është arsyeja pse nuk luan”.
Mirëpo, 37-vjeçari nuk u shërua dhe faqja e Manchester Evening Neës njoftoi se ai nuk u thirr nga Erik ten Hag për ndeshjen e kësaj të diele kundër Fulham në Londër dhe për këtë arsye nuk ishte pjesë e listës së lojtarëve të ftuar. Nga ana e klubit ka pasur fshehtësi për situatën e futbollistit portugez i cili këtë sezon luajti 16 ndeshje dhe shënoi tri gola.
Duhet mbajtur mend se në atë kohë e ardhmja e futbollistit ishte në dyshim brenda klubit anglez dhe ai mungonte në parasezon sepse konsideronte se Djahtë e Kuq nuk kishte një skuadër konkurruese për të luftuar për titullin e Ligës Premier.
Cristiano nga ana e tij ka publikuar një fotografi me vajzën e tij në Instagram për ditëlindjen e saj, por nuk ka sqaruar situatën që e rrethon. Lojtari u shfaq me familjen e tij në prag të Kupës së Botës të tij të pestë radhazi. Performanca më e mirë me ekipin kombëtar ishte në Gjermani në vitin 2006, një garë në të cilën ata luajtën të shtatë ndeshjet dhe Portugalia përfundoi e katërta.
Ndërkohë që Manchester United mundi Fulhamin në një mënyrë të dhimbshme me një gol të realizuar nga talenti argjentinas Alejandro Garnacho.
Në Botëror, portugezët do të luajnë me Ganën më 24 nëntor, më pas do të përballen me Uruguain (28 nëntor) dhe do të mbyllin pjesëmarrjen në Grupin H me Korenë e Jugut (2 dhjetor). Cristiano Ronaldo do të jetë atje si emblema e ekipit të tij dhe figura kryesore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Frika nga dëmtimi i Rudigerit ka vënë në gatishmëri Gjermaninë dhe Real Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rudiger-3-380x233.jpg)
Frika nga dëmtimi i Rudigerit ka vënë në gatishmëri Gjermaninë dhe Real Madridin
![Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe ‘vjedhin’ njeriun kyç nga PSG](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/enrique-campos-380x233.jpg)
Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe ‘vjedhin’ njeriun kyç nga PSG
![Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen ‘konfuzionin’ që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/messi-guardiola-1-380x233.jpg)
Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen ‘konfuzionin’ që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës
![Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/szobozslai-380x233.jpg)
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga
![Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/messi-5-380x233.jpg)
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti
![Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Formacioni-i-Mundshem-i-Shqiperise-x-Patos-24-Qershor-LAJM-380x233.png)
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime
![“Do të dalim me kokën lartë”, Edi Rama përgëzon lojtarët dhe tifozët për paraqitjen në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/edi-rama-shqiperia.jpeg)
“Do të dalim me kokën lartë”, Edi Rama përgëzon lojtarët dhe tifozët për paraqitjen në Euro 2024
![Trajneri i Hungarisë tregon situatën e lojtarit të dëmtuar rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/barnabas-varga-380x233.jpg)
Trajneri i Hungarisë tregon situatën e lojtarit të dëmtuar rëndë
![“Ka mundësi të ndodhë”, top ylli i Spanjës pranon mundësinë e transferimit tek Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/flick-2-380x233.jpg)
“Ka mundësi të ndodhë”, top ylli i Spanjës pranon mundësinë e transferimit tek Barcelona
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/vershimet1-380x233.jpg)
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
![Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-120-380x233.jpg)
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë
![Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hungary-euro-2024-380x233.png)
Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga
![LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-23-221606-380x233.png)
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini
![Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/messi-5-380x233.jpg)
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti
![Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/barbanus-varga-euro-2024-380x233.png)
Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital