LAJMI I FUNDIT:

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Dominik Szoboszlai i ka bërë thirrje UEFA-s që të ndryshojë protokollet e saj për incidentet mjekësore pas përplasjes së frikshme të Barnabas Varga me portierin e Skocisë, Angus Gunn.

Hungaria shënoi një gol dramatik krejtësisht në fund të kohës shtesë për të mposhtur Skocinë me rezultat 1-0 të dielën mbrëma dhe tani kanë tre pikë në Grupin A, duke mundur të rezervojnë vendin e tyre në raundin tjetër të Euro 2024 në varësi të rezultateve të tjera.

Por, fitorja mahnitëse e Hungarisë u dëmtua nga incidenti mjekësor i Vargës në pjesën e dytë të ndeshjes. Varga u përplas me Gunn dhe kërkoi kujdes urgjent mjekësor pasi po trajtohej në fushë.


Pas ndeshjes, trajneri i Hungarisë Marco Rossi dha një përditësim mbi mirëqenien e sulmuesit.

Trajneri i Hungarisë tregon situatën e lojtarit të dëmtuar rëndë
Lexo po ashtu Trajneri i Hungarisë tregon situatën e lojtarit të dëmtuar rëndë

Ylli i Liverpoolit, Szoboszlai gjithashtu foli për mediat pas ndeshjes dhe kërkoi ndryshimin e protokolleve të UFEA-s për urgjencat mjekësore.

Ai beson se ekipet mjekësore duhet të hyjnë në fushën e lojës pa asnjë sinjal nga gjyqtarët, duke thënë se “sekondat mund të ndihmojnë shumë”.

“Ai është mirë. Ai është në spital. Ai ka nevojë për një operacion në fytyrën dhe hundën e tij. Unë mendoj se ai do të ketë një operacion nesër (sot)”, ka zbuluar fillimisht 23-vjeçari.

“Dukej keq, ishte keq, u ndje keq. Nuk i di vërtet protokollet apo si funksionon, por nëse mjekët tanë thonë se kemi nevojë për dikë menjëherë për të ndihmuar, atëherë nuk mendoj se ata duhet të ecin. Nuk është vendimi im, por mendoj se duhet të ndryshojmë diçka”.

“Edhe nëse dikush është në tokë, dhe ju e shihni se ishte një përplasje e madhe, atëherë thjesht shkoni në fushë”.

Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital
Lexo po ashtu Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital

“Edhe nëse gjyqtari thotë mos vazhdo, thjesht vazhdo. Dhe nëse e shihni se nuk është asgjë serioze, atëherë thjesht mund të zbrisni dhe gjithçka ka përfunduar. Por sekondat mund të ndihmojnë shumë”, përfundoi Szoboszlai.

Kapiteni i Hungarisë do të shpresojë që fitorja e tyre ndaj Skocisë të jetë e mjaftueshme për të fituar një vend në raundin tjetër të Euro 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA konfirmon se ka hapur hetimet për yllin e Spanjës pas thirrjeve të tij nacionaliste

UEFA konfirmon se ka hapur hetimet për yllin e Spanjës pas thirrjeve të tij nacionaliste

Përfaqësueset
Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Serie A
Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

La Liga
Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

La Liga
Klubi i njohur anglez bën thirrje që trajneri i tyre të marrë drejtimin e Anglisë

Klubi i njohur anglez bën thirrje që trajneri i tyre të marrë drejtimin e Anglisë

Ndërkombëtare
Dy gjigantët evropianë të gatshëm ta transferojnë Rabiotin pas largimit nga Juventusi

Dy gjigantët evropianë të gatshëm ta transferojnë Rabiotin pas largimit nga Juventusi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori