LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha nis xhirimet e klipit të bashkëpunimit me David Guettan teksa vë në pah fizikun joshës në veshje të ndryshme

Bebe Rexha nis xhirimet e klipit të bashkëpunimit me David Guettan teksa vë në pah fizikun joshës në veshje të ndryshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri muzikor.

Ylli ndërkombëtar i muzikës lansoi këngën “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan e cila u kthye në hit të menjëhershëm dhe tashmë ka shënuar sukseset e para.


Projekti I dyshes në pak ditë nga publikim u bën kënga e tretë më e dëgjuar në botë, në shërbimet e transmetimit të këngëve iTunes dhe miliona klikime në Spotify.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Nisur nga suksesi I jashtëzakonshëm, artistët kanë nisur punën për realizimin e videoklipit të këngës, dhe pamjet e para nga xhirimet i ka ndarë Bebe me fansat në rrjete sociale.

33-vjeçarja postoi imazhe të ndryshme atraktivë duke njoftuar realizmin e anës vizuale të këngën hit të cilat po bëhen në Ibiza të Spanjës.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Xhirimi i videoklipit “I’m Good” në Ibiza ka qenë një ëndërr absolute. Mezi pres ta ndaj me ju djema”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove.

Krijuesja e hitit “Meant To Be” dukej atraktive në disa veshje, në njërin prej imazheve ajo u shfaq në bikini të zeza duke vënë në pah format kolme.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në tjetrën pozë, Bebe u shfaq e mahnitshme në një fustan shumëngjyrësh me lule dhe dekolte të hapur.

I dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari fiton një çmim "Emmy" si drejtor i fotografisë për shfaqjen e Adele
Lexo po ashtu I dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari fiton një çmim "Emmy" si drejtor i fotografisë për shfaqjen e Adele

Kujtojmë që Bebe së fundmi ishte në qendër të vëmendjen edhe me paraqitjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Awards e cila shkëlqeu me dukjen elegante.

Sa i përket jetës private, artistja prej kohësh po shijon një histori dashurie me drejtorin e fotografisë, Keyan Safyari. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)