LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson “në rrugë për t’u bërë i dërguari special në Ukrainë”?

Boris Johnson “në rrugë për t’u bërë i dërguari special në Ukrainë”?

Boris Johnson është duke “u vendosur” për një jetë të re pas Downing Street – si “i dërguari special në Ukrainë”.

Kështu së paku shkruan mediumi britanik, The Sun, sipas të cilit zyrtarët duan që kryeministri të marrë një rol kryesor si “lidhës diplomatik” midis aleatëve perëndimorë dhe vendit të shkatërruar nga lufta, përcjell Telegrafi.


Kjo do t’i lejonte atij të ndërtonte marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe të ruante një pozicion të fuqishëm në skenën botërore.

Nëse Johnson pranon, kjo do të sigurojë gjithashtu që ai të vazhdojë të veprojë si një “irritues i madh” për despotin rus Vladimir Putin.

Lëvizja – e cila po konsiderohet në nivelet më të larta – është propozuar nga ish-këshilltarë të lartë të qeverisë.

Aleati i Putinit mund të përballet me revoltën e oficerëve të tij kundër luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Aleati i Putinit mund të përballet me revoltën e oficerëve të tij kundër luftës në Ukrainë

Një grup ish-këshilltarësh të lartë të strategjisë dhe oficerëve ushtarakë besojnë se Johnson do të ishte ideal për këtë post për shkak të qëndrimit të tij unik dhe njohurive për të gjitha palët kryesore.

Profesori Gwythian Prins, një ekspert në strategjinë ushtarake dhe një këshilltar i Shefit të Shtabit të Mbrojtjes, thotë se do të siguronte një “urë të artë” nga Downing Street për Kryeministrin.

Në këtë drejtim, vë në pah mediumi britanik, plani për një rikthim të shpejtë në qendër të vëmendjes politike i është propozuar ekipit të zotit Johnson, kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe zyrtarëve të lartë të Ukrainës.

Ata e shohin luftën kundër Putinit si në një fazë kritike, ku një figurë e madhe si zoti Johnson mund të ndihmojë në ndryshimin e ngjarjeve.

Ai do të vepronte si një ndërmjetës për lëvizjen e armëve dhe ndihmën ushtarake midis Perëndimit dhe Ukrainës.

Ai do të merrte gjithashtu një rol në çdo bisedim të ardhshëm të paqes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori