LAJMI I FUNDIT:

Një shumë jo aq e madhe e ndan De Jongun nga nënshkrimi me Manchester United

Një shumë jo aq e madhe e ndan De Jongun nga nënshkrimi me Manchester United

E ardhmja e Frenkie de Jong mbetet pezull, pasi që në derën e Barcelonës ka kohë që po troketë Manchester United.

Pavarësisht se Barcelona ka marr dritën jeshile për shitjen e disa aseteve nga Asambleja e Klubit për të shpëtuar financat, shitja e mesfushorit holandez vazhdon të jetë në tavolinë.


Manchester United është skuadra që ka shfaqur më shumë interes për të marrë shërbimet e De Jong.

Trajneri i tij i ri, Erik Ten Hag, ka punuar me holandezin në fazën e tij të mëparshme në Ajax dhe e konsideron atë një prioritet dhe shtesë strategjike për të udhëhequr projektin e ri në “Old Trafford” dhe për t’u kualifikuar sërish në Ligën e Kampionëve.

Propozimi i Manchester United prej 60 milionë euro ende nuk i ka bindur zyrtarët e Barcelonës.

Sipas ‘The Athletic’, diferenca mes asaj që ofrojnë ‘Djajtë e Kuq’ dhe kërkesave të blaugranave është nga 10 deri në 15 milionë euro .

Një ofertë do të përmirësohet në ditët në vijim./Telegrafi/