LAJMI I FUNDIT:

Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

E njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë, Korporata Rugove, së fundmi ka lansuar në treg tri produkte të reja nga fabrika e sapondërtuar e Qumështores Rugove me standardet më të larta evropiane. 

Produktet e qumështit kanë qenë gjithmonë pjesë e kulturës së ushqimit në sofrat tona, teksa Korporata Rugove në vitin 2009 krijoi një central prodhimi të djathit pranë atij të ujit në Drelaj dhe lansoi në treg djathin e bardhë, i cili është shumë popullor në Kosovë dhe ka konsumim të lartë.

Me ndërtimin e fabrikës së re në Sigë të Pejës, Qumështorja Rugove ka shtuar kapacitetet e saja të prodhimit dhe tashmë ka lansuar në treg tri produkte të reja 100% natyrale nga qumështi i freskët që mblidhet në malet e Rugovës. 

Qumështi i Freskët me afat 9 ditësh nga data e prodhimit, Jogurti dhe Ajrani i freskët, janë produktet e reja që tashmë janë shtuar në gamën e produkteve të Korporatës Rugove.

Qumështi i freskët Rugove

Produkti më i veçantë që është lansuar në treg nga Qumështorja Rugove është qumështi i freskët. Ky qumësht është i përshtatshëm për konsum direkt, pasi që nuk ka fare nevojë të vlohet sepse nuk i humbasin vlerat ushqyese. Është njësoj si të marrësh qumësht direkt nga ferma çdo mëngjes. Pas hapjes duhet të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet brenda 2 ditëve. 

Qumështi i freskët Rugove nga fermat vendase është shumë i përshtatshëm dhe i dobishëm për shumicën e grupmoshave plus 1 vjeç. Ndërkaq, nuk rekomandohet për moshën 0 deri 12 muaj, për personat me alergji ndaj proteinës, dhe personat intolerant ndaj laktozës.

E veçanta e qumështit të freskët Rugove është ruajtja e nutrienteve, vitaminave dhe mineraleve. Gjithashtu është burim i shkëlqyer i kalciumit, proteinave me cilësi të lartë, dhe acideve yndyrore të cilat ndihmojnë në përmirsimin e shëndetit dhe mirëqënies.

Jogurt i freskët Rugove 

Ky jogurt siguron një sasi mbresëlënëse proteinash, minerale, dhe vitamina. I njohur për përmbajtjen e madhe të kalciumit, ai është i domosdoshëm për dhëmb dhe kocka sa më të shëndetshme. 

Vlerat e larta ushqyese në përbërësit e tij natyrorë ju japin energji jetësore dhe përfitime në shëndetin tuaj duke e bërë kështu zgjedhjen e duhur e të gjithë atyre që duan të ndjehen mire gjatë tërë ditës.

Ajran i freskët Rugove 

Produkti tjetër i mrekullueshëm dhe i domosdoshëm në tryezat tuaja është Ajrani Rugove. Përzierja e ujit me jogurtin krijon një teksturë të butë dhe të lëngshme e cila është e lehtë për t’u konsumuar. Ajo ka poashtu edhe shumë përfitime shëndetësore, njëra ndër to është që probiotiket në ajran ndihmojnë në përmirsimin e tretjes dhe parandalimin e problemve të zorreve. 

Produktet e reja nga Qumështorja Rugove tregojnë përkushtimin e kompanisë për të krijuar produkte qumështi që nuk janë vetëm të shijshme, por edhe ushqyese. Nga qumështi i freskët tek jogurti dhe ajrani freskues, produktet e reja të Rugove do të bëhen elemente kryesore në familjet që kërkojnë opsione të shijshme, të shëndetshme dhe freskuese të qumështit.

Të gjitha këto produkte tani i keni të disponueshme në çdo market!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori