LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish thuhet se është ndarë nga aktori Matthew Tyler Vorce

Billie Eilish thuhet se është ndarë nga aktori Matthew Tyler Vorce

Matthew Tyler Vorce konfirmoi këtë javë se ai dhe këngëtarja Billie Eilish janë ndarë, por ai mohoi thashethemet që qarkullonin në rrjetet sociale se e ka tradhtuar atë.

“Askush nuk e ka tradhtuar askënd”, ka postuar ai në InstaStory. “Marrëdhëniet marrin fund. Shumë e thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtrave në internet është e rrezikshme”.


Aktori gjithashtu reagoi ndaj fansave të Eilish, të cilët vërshuan Instagramin e tij me komente mizore, raporton Page Six.

Billie Eilish (Foto: AFP)

“Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të urryera për dikë që nuk do t’i dinë kurrë postimet e tij është gjëja më frikshme që mund të bëni”, shtoi ai.

“Jeto jetën tënde”, tha më tej ai.

Billie Eilish flet për simptomat 'rraskapitëse' të sindromës Tourette që 'nuk do t'i vini re kurrë'
Lexo po ashtu Billie Eilish flet për simptomat 'rraskapitëse' të sindromës Tourette që 'nuk do t'i vini re kurrë'

Matthew, i cili është shfaqur në filmin televiziv “Mother”, ka qenë një romancë me Eilish që nga viti i kaluar.

Billie Eilish (Foto: Instagram)

Sipas The Mirror, dyshja arritën ta mbanin lidhjen e tyre private.

Thashethemet filluan pasi ata shijuan një sërë takimesh, me fansat e Billie që spekuluan se Matthew ishte ‘i dashuri i fshehtë’ që ajo përmendi në dokumentarin e saj të vitit 2021 “Billie Eilish: The World’s a Little Blurry”. /Telegrafi/

Billie Eilish (Foto: Page Six)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori