LAJMI I FUNDIT:

Blero dhe Afrona Dika fshijnë të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale

Blero dhe Afrona Dika fshijnë të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale
Foto: Arkiv/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe blogerja Afrona Dika, janë së bashku prej shumë vitesh.

Dyshja u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni madhështore të organizuar në Shqipëri.


Megjithatë, duket se së fundmi ka një krizë në marrëdhënien e tyre në bazë të një vështrimi të shkurtër të bërë në rrjete sociale.

Afrona Dika (Foto: Screenshot/Instagram)

Çifti siç shihet kanë fshirë të gjitha postimet e përbashkëta në Instagram, ndonëse ishin vazhdimisht aktiv me fotografi e dedikime ndaj njëri-tjetrit.

Ata ndërkohë vazhdojnë të ndiqen akoma në këtë rrjet të popullarizuar dhe se nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë.

Blero dhe Teuta Krasniqi urojnë vajzën për ditëlindje: Zoti na ka bekuar me ty
Lexo po ashtu Blero dhe Teuta Krasniqi urojnë vajzën për ditëlindje: Zoti na ka bekuar me ty

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar palët, por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Blero Muharremi (Foto: Instagram)

Romanca e Bleros me Afronën vjen pas ndarjes së artistit nga aktorja e njohur, Teuta Krasniqi.

Me këtë të fundit ndan një vajzë të quajtur, Tara. /Telegrafi/

Blero dhe Afrona (Foto: Norik Uka)