LAJMI I FUNDIT:

Ribashkohen Bora dhe Donaldi? Ish-çifti shihen në shoqëri të njëri-tjetrit në një nga klubet në Prishtinë

Ribashkohen Bora dhe Donaldi? Ish-çifti shihen në shoqëri të njëri-tjetrit në një nga klubet në Prishtinë

Historia e dashurisë në mes të prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj po vazhdon të komentohet.

Dyshja që ishin të përfolur edhe gjatë qëndrimit të aktorit në shtëpinë e Big Brother VIP i dhanë fund lidhjes kur ky i fundit u përfshi në një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.


Por, lidhja e tyre ishte jetëshkurtër dhe ata u ndan menjëherë pas përfundimit të BB VIP, ndërkohë që Donaldi ka vazhduar përpjekjet për ta rikthyer Borën, duke bërë dedikime për të e madje edhe duke i kushtuar këngë.

Foto: Instagram

Ndonëse ata e mohuan një ribashkim të mundshëm, tashmë duket që të dy kanë arritur t’i sqarojnë gjërat dhe mbrëmë (e hënë) janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Bora dhe Donaldi ishin në mesin e emrave të njohur që morën pjesë në sfilatën e organizuar nga kreatori Valdrin Sahiti në Prishtinë.

View this post on Instagram

A post shared by VIP FASHION (@vipfashion.al)

Pas eventit, të pranishmit vazhduan festën në një nga klubet e natës në kryeqytet, dhe syrit të kamerës nuk i ka ikur shoqërimin mes Borës dhe Donaldit të cilët qëndronin pranë së bashku të pa shqetësuar.

Video të shumta ku të dy shihen së bashku janë bërë virale në rrjetet sociale dhe fansat e tyre e kanë parë si një ribashkim.

Mbetet të shihet nëse ata do të konfirmojnë apo mohojnë një gjë të tillë pasi jo pakë herë kanë folur publikisht për raportin e tyre.

Bora Zemani shkëlqen në eventin e Valdrin Sahitit - i pranishëm edhe Donald Veshaj
Lexo po ashtu Bora Zemani shkëlqen në eventin e Valdrin Sahitit - i pranishëm edhe Donald Veshaj

Ndërkohë, Bora ishte një nga të pranishmet që morë vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq në pasarelën e Valdrin Sahitit e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë me shkëlqim.

Foto: Prive.al

Teksa, Donaldi i shoqëruar nga vëllai i tij, Romeo u pa në një kostum elegant me ngjyrë të zezë të kombinuar me bluz të bardhë dhe kapele. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori