LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në një fabrikë kimike në Slloveni, raportohet për të paktën dhjetë të lënduar

Shpërthim në një fabrikë kimike në Slloveni, raportohet për të paktën dhjetë të lënduar

Në orën 08:35, policia sllovene ka marrë njoftim për shpërthim dhe zjarr në zonën e fabrikës kimike Melamin në Kočevje të Sllovenisë.

Pas kësaj, zjarrfikësit dhe shërbimet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“I këshillojmë të gjithë banorët e zonës që të mbyllin dritaret dhe të mos lëvizin në ambient të hapur. Gjithashtu nuk duhet t’i afrohen vendit të ngjarjes”, citohet të ketë thënë policia.

Ndërkohë mediat raportojnë se si pasojë e shpërthimit, ka më shumë se dhjetë të lënduar.

Madje, theksohet se dy prej tyre kanë pësuar djegie aq të rënda sa që me helikopter janë transportuar në Lubjanë.

Ende nuk ka ndonjë detaj rreth shkaktarit të shpërthimit.

Qyteti, i cili është rreth 55 kilometra (30 milje) në juglindje të kryeqytetit Ljubljana, ka një popullsi prej rreth 8,000 banorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori