Vendet e vogla pranë Ukrainës shpenzuan më shumë për të mbështetur vendin e shkatërruar nga lufta në krahasim me Bruto Prodhimin Vendor të tyre në muajin e parë të agresionit të Rusisë sesa SHBA, Britania e Madhe apo ekonomitë më të mëdha të BE-së, sugjerojnë të dhënat e reja.
Sipas “Ukraina Support Tracker” nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, i cili liston dhe vlerëson premtimet e ndihmës ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, Uashingtoni i dha Kievit ekuivalentin prej 7.6 miliardë euro në katër javët pas fillimit të agresionit rus më 24 shkurt, përcjell Telegrafi.
Ky është deri tani kontributi më i madh me Poloninë që vjen e dyta me një “zarf” prej pak më pak se 1 miliard euro e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca.
Shtetet anëtare të BE-së kontribuan së bashku me 2.9 miliardë, me 1.4 miliard shtesë që vijnë nga institucionet e BE-së dhe 2 miliardë nga Banka Evropiane e Investimeve.
“Është e jashtëzakonshme që vetëm SHBA-ja po jep shumë më shumë se e gjithë BE-ja, në fqinjësinë e afërt të së cilës po shpërthen lufta”, tha në një deklaratë Christoph Trebesch, drejtor kërkimi në Institutin Kiel dhe autori kryesor i Tracker-it të tij.
Megjithatë, Tracker tregon gjithashtu se kur krahasohet ndihma e dhënë për ekonominë e vendit donator, SHBA zbret nga vendi i parë në vendin e 6-të me Estoninë e vogël që rezulton e fuqishme.
Kontributi i Talinit në javët e para të luftës mendohet të ketë arritur rreth 0.8% të prodhimit të tij ekonomik. Shteti i vogël baltik me 1.3 milionë banorë kishte një GDP prej rreth 30.65 miliardë dollarë në vitin 2020 sipas Bankës Botërore.
“Afërsia gjeografike me Ukrainën duket se luan një rol të madh në angazhimin e vendeve të Evropës Lindore”, tha Trebesch.
“Tracker” ka kufizime, pranoi autori i tij kryesor, duke vënë në dukje për shembull se nuk mund “të ofrojë pamjen e plotë sepse ndihma ushtarake për Ukrainën, në veçanti, nuk është gjithmonë transparente”.
Ai gjithashtu nuk përfshin lloje të tjera të mbështetjes duke përfshirë koston e ndihmës së refugjatëve.
Më shumë se 4.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë, sipas OKB-së.
Vendet fqinje kanë mirëpritur pjesën më të madhe të tyre me Poloninë që tani pret 2.8 milionë refugjatë ndërsa Rumania, Hungaria dhe Moldavia kanë 1.9 milion refugjatë brenda kufijve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_19-14-380x233.png)
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
![Të burgosurat në front: Përpjekja e dështuar e Kremlinit për përforcime në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/TASS_55674267-380x233.jpg)
Të burgosurat në front: Përpjekja e dështuar e Kremlinit për përforcime në Ukrainë
![Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-57-380x233.jpg)
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë
![Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/666d635ab992f-380x233.jpg)
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë
![Të ardhurat më të larta të Bill Gates - këto janë tre kompanitë kryesore që zotëron miliarderi amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-075503-380x233.png)
Të ardhurat më të larta të Bill Gates - këto janë tre kompanitë kryesore që zotëron miliarderi amerikan
![Ofensiva e re ruse nuk po shkon sipas planit të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-080353-380x233.png)
Ofensiva e re ruse nuk po shkon sipas planit të Putinit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-1212-380x233.jpg)
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
![Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hehir-hill-380x233.jpg)
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
![Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_19-14-380x233.png)
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
![Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-2024-5-380x233.jpg)
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
![Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/wirtz-3-380x233.jpg)
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
![Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/441489325_812442440544412_2556723435455880075_n-1-380x233.jpg)
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit