LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mund të pritet nga ofensiva e re e Rusisë në Ukrainë?

Çfarë mund të pritet nga ofensiva e re e Rusisë në Ukrainë?

Ushtaraku britanik Phil Osborn ka folur për zhvillimet më të fundit në Ukrainë ndërsa forcat ruse kanë filluar ofensivën e tyre në lindje.

Ai tha se trupat e Kremlinit ishin “përpjekur të rigrupohen dhe rindërtojnë” disa “njësi ushtarake mjaft të shkatërruara” në javët e fundit pas tërheqjes nga Kievi, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.


Ish-shefi i inteligjencës së mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar tha se forcat ruse pritej të përparonin në lindje, duke mbështetur përpjekjet për të “rrethuar istikamet e forcave ukrainase” në veri dhe në jug.

A do ta ndryshojë "lojën" dërgesa e re e armëve prej qindra milionë dollarësh në Ukrainë?
Lexo po ashtu A do ta ndryshojë "lojën" dërgesa e re e armëve prej qindra milionë dollarësh në Ukrainë?

Osborn vazhdoi duke thënë se forcat ukrainase, të cilat kanë qenë në krahun lindor për tetë vjet, do të jenë “të lodhura” dhe ekzistonte “rreziku për t’u mbingarkuar”, por ishte gjithashtu “e drejtë të thuhet se kanë disa gjëra”.

“Ata janë shumë të motivuar siç e kemi parë. Gjithashtu që rusët të ndryshojnë mënyrën se si kanë luftuar është një kërkesë mjaft e madhe prej tyre”, tha ai.

“Ata kanë luftuar goxha ‘mesatarisht’ deri më tani dhe për këtë arsye është një ndryshim i madh nga këndvështrimi rus që të jenë krejtësisht të ndryshëm në mënyrën se si i qasen luftës në këtë fazë”.

Osborn tha gjithashtu se mund të shohim kundërsulme ukrainase në veri pranë Izyum dhe në jug pranë Kherson. /Telegrafi/