LAJMI I FUNDIT:

Will Smith dërgohet në një klinikë luksoze rehabilitimi pas ngjarjes së bujshme në “Oscars 2022”

Will Smith dërgohet në një klinikë luksoze rehabilitimi pas ngjarjes së bujshme në “Oscars 2022”
Will Smith (Foto: Getty Images)

Pas sulmit ndaj Chris Rock në “Oscars” të këtij viti, Will Smith raportohet se po kërkon ndihmë nga ekspertët për të përballuar stresin në një klinikë të famshme rehabilitimi.

Aktori amerikan ishte ylli i mbrëmjes së Çmimeve të Akademisë, teksa e goditi me shuplakë humoristin pasi bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së tij, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.


Ky moment pati pasoja të tilla, saqë siç raporton gazeta britanike The Sun, artisti do të kalojë pak kohë në një klinikë rehabilitimi.

“Reagimet e shumta e kanë goditur Willin, kështu që ai ka kërkuar ndihmë për ta përballuar stresin”, thuhet më tej.

“Kjo është padyshim beteja e karrierës së tij. Do të jetë një tërheqje e nivelit të lartë të përdorur nga të pasurit dhe të famshmit dhe ai do të bëjë shumë kërkime duke punuar për të ecur përpara”, vazhdoi të tregojë për The Sun.

Skandali në “Oscars” - Will Smith i shqetësuar për të ardhmen dhe karrierën e tij në Hollywood
Lexo po ashtu Skandali në “Oscars” - Will Smith i shqetësuar për të ardhmen dhe karrierën e tij në Hollywood

Will Smith shpreson, sipas burimit të gazetës, të kthehet në kohë për të shpëtuar karrierën dhe reputacionin e tij.

Will Smith (Foto: AP)

Kujtojmë se, pas faljes zyrtare, aktori tashmë është shkarkuar nga Akademia e Filmave.

“Unë jap dorëheqjen nga anëtarësimi im në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë tjetër që menaxhmenti i konsideron të përshtatshme”, tha ai në një deklaratë. /Telegrafi/

Will Smith (Foto: ROBYN BECK/AFP via Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër?

Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër?

Magazina
Kalo në kategori