LAJMI I FUNDIT:

Super përballje zhvillohen në xhiron 23-të në Superligë, vëmendja në derbin Peja – Prishtina

Super përballje zhvillohen në xhiron  23-të në Superligë, vëmendja në derbin Peja – Prishtina

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 23-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, duke dhuruar disa ndeshje mjaft interesante.

Sfida kryesore zhvillohet të dielën mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, dy rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje.


Pejanët kanë 14 fitore e shtatë humbje, ndërsa prishtinasit 11 fitore dhe 11 humbje. Në elitë këto dy skuadra janë ndeshur tri herë, ku dy fitore shënuan pejanët dhe një herë prishtinasit. Ndërkohë, verdhezinjtë i kanë eliminuar edhe për Kupë.

Takimi i parë i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Dritës dhe Rahovecit. Gjilanasit nuk kanë asnjë fitore në 22 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, ndërkohë që Vreshtarët kanë tetë fitore e 13 humbje, duke qenë në formë shumë të mirë në takimet e fundit.

Të shtunën do të përballen Bashkimi me Golden Eagle Yllin. Për prizrenasit është një sfidë shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh se ndodhen në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, për të synuar “Play-off”in, ndërkohë, që therandasit janë liderë me 16 fitore e pesë humbje.

Të dielën po ashtu zhvillohet edhe një sfidë interesante mes Prizrenit 16 dhe Trepçës. Prizrenasit kanë 13 fitore e tetë humbje, ndërsa që mitrovicasit 15 fitore e shtatë humbje. Të dy skuadrat synojnë titullin dhe do të luajnë vetëm për fitore në këtë pjesë të rëndësishme të kampionatit.

Art Motion Superliga – Java 23

E shtunë
17:00 Drita – Rahoveci
19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Prizreni 16 – Trepça
19:00 Peja – Sigal Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori