Duke qenë fituese e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Sekret”, Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me imazhe nga xhirimet, këngëtarja ka treguar se është duke e kompletuar videoklipin muzikor, xhirimet e të cilit janë realizuar në lokacione të ndryshme.
“‘Sekret’ është kënga ime përfaqësuese në Eurovision këtë vit! Në pesë dite xhirime me një staf të mrekullueshëm që ka bërë një punë kolosale do të sjellim ditët e para të marsit, në jetë videon e këngës sipas vizionit dhe dëshirës sime dhe të gjithëve që i kanë kushtuar mbi një muaj kohë përgatitjes për këtë projekt”.
View this post on Instagram
“Duke xhiruar në disa nga lokacionet më të bukura të Shqipërisë, ‘Sekret’ do jetë një përrallë! Unë mezi po e pres!”, ka shkruar Ronela në një postim në rrjetet sociale.
Ndryshe, ‘Eurovision 2022’ do të mbahet ndërmjet 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak