LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang prezantohet si futbollist i Barcelonës dhe ka fjalë të mëdha për tifozët

Aubameyang prezantohet si futbollist i Barcelonës dhe ka fjalë të mëdha për tifozët

Pierre-Emerick Aubameyang është futbollisti më i ri i Barcelonës, pasi zyrtarizimi i tij ka ardhur në momentet e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Barcelona mezi arriti ta regjistroj gabonezin i cili tanimë është prezantuar në Camp Nou nga presidenti Joan Laporta.

Auba shkëputi kontratën me Arsenalin dhe si futbollist i lirë iu bashkua Barcelonës, duke u shprehur shumë i lumtur me këtë hap në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin që më mori në skuadër. Mezi pres që të zbres në fushë, do të jap maksimumin. Duhet të falënderoj klubin, pasi është një nder që të luash për Barcelonën”.

“Detyra ime është të bëj gola, jam një sulmues i shpejtë. Shpresoj të ndihmoj skuadrën me golat e mi, shpresoj të shënoj shumë gola për Barçën. Ky është një klub i madh, që duhet të fitojë Ligën e Kampionëve. Do të bëjmë gjithçka që të rikthehemi në majë”, u shpreh fillimisht Auba.

Auba nuk luan që disa javë, por ka thënë se do të rikthehet së shpejti në formën e tij më të mirë.

“Ka kohë që nuk luaj, por në kokën time e di që shumë shpejt do të jem në fushë për të luajtur dhe ndihmuar skuadrën. E di që ngadalë do të rikthehem në formën optimale”.

Tutje sulmuesi gabonez deklaroi se dita e fundit e afatit kalimtar ka qenë shumë e gjatë dhe stresuese për të deri në momentin e regjistrimit.

“E hëna ka qenë një ditë shumë e gjatë. Isha me babanë në shtëpinë e tij, duke shpresuar që gjithçka të shkonte mirë. Pasdite më morën në telefon për të kryer vizitat mjekësore. Kisha pak stres, por gjithçka shkoi mirë”, tha Aubameyang.

32-vjeçari ka zgjedhur fanellën me numrin 25 te Barcelona, derisa ka disa fjalë edhe për shokun e tij Ousmane Dembele.

“Po them të vërtetën: po stërvitet shumë mirë. Si mik shpresoj që ai dhe klubi të gjejnë një zgjidhje”, tha Aubameyang. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Përfaqësueset
Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Liga e Kampionëve
La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga
Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Liga e Evropës
Kalo në kategori