LAJMI I FUNDIT:

UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë

UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë

Procedurë disiplinore ka filluar UEFA ndaj Serbisë për lojën kundër Anglisë e cila u zhvillua 16.06.2024, në kuadër të kampionatit evropian në futboll Euro 2024.

Serbia po dyshohet për “hedhjen e sendeve dhe transmetim të një mesazhi provokues të papërshtatshëm në një ngjarje sportive”.UEFA ka njoftuar se bordi i Etikës dhe Disiplinës do të vendos për masat si dhe do të kryej hetime në lidhje me pretendimet.

Më 17.06.2024, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se reaguar zyrtarisht në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) për shkak të siç kanë thënë “shfaqjes së flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, gjatë ndeshjes Serbi – Angli, në kuadër të Euro 2024.


FFK paraqet reagim zyrtar në UEFA për thirrjet shoviniste të tifozëve serbë në Euro 2024
Lexo po ashtu FFK paraqet reagim zyrtar në UEFA për thirrjet shoviniste të tifozëve serbë në Euro 2024

Sipas FFK-së, shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde.

Federata e Futbollit të Kosovës thotë se “qëndron fuqishëm në mbrojtje të vlerave të futbollit dhe promovimit të asaj që UEFA përfaqëson: unitet, gjithëpërfshirje dhe pasion për lojën e futbollit, por njëherësh me vendosmëri mbron edhe dinjitetin e shtetit, që është krijuar me shumë mund e sakrificë.”

Mediat në Kosovë raportuan se gjatë ndeshjes Serbi-Angli më 16.06.2024, në grupet e tifozerive serbe u panë flamuj të Serbisë me hartë të Kosovës.Në këtë ndeshje, Serbia humbi nga Anglia me rezultat 1 me 0. /kallxo.com/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli dhe Real Madridi drejt shkëmbimit të yjeve – zgjidhje për dy probleme të mëdha

Liverpooli dhe Real Madridi drejt shkëmbimit të yjeve – zgjidhje për dy probleme të mëdha

Ndërkombëtare
Kjo është skuadra e ëndrrave të Xabi Alonsos te Real Madridi – në secilën pozitë nga dy yje

Kjo është skuadra e ëndrrave të Xabi Alonsos te Real Madridi – në secilën pozitë nga dy yje

La Liga
Trondit ish-ylli i Romës: Klubi nuk më tregoi se kisha tumor në tru, e mësova në Twitter

Trondit ish-ylli i Romës: Klubi nuk më tregoi se kisha tumor në tru, e mësova në Twitter

Serie A
Palmer zbulon se çfarë i tha në të vërtetë Trump kur ia dorëzoi çmimin

Palmer zbulon se çfarë i tha në të vërtetë Trump kur ia dorëzoi çmimin "Lojtari i Turneut"

Premier League
Bayern Munich ende në ndjekje të Araujos: Takimi vendimtar me Flick po afron

Bayern Munich ende në ndjekje të Araujos: Takimi vendimtar me Flick po afron

Ndërkombëtare
Tifozët e Partizanit me pankartë dhe thirrje raciste kundër Kosovës, por përfundojnë duke qarë pas eliminimit

Tifozët e Partizanit me pankartë dhe thirrje raciste kundër Kosovës, por përfundojnë duke qarë pas eliminimit

Liga e Evropës
Kalo në kategori