LAJMI I FUNDIT:

Shëndeti i shtyllës kurrizore dhe trajtimet e reja për skoliozën

Shëndeti i shtyllës kurrizore dhe trajtimet e reja për skoliozën

Shtylla kurrizore është sistemi qendror mbështetës i shpinës dhe mesit. Funksioni i saj kryesor është të mbështesë trupin, të lejojë lëvizjen dhe të mbrojë palcën kurrizore. Shëndeti i mirë i shtyllës kurrizore përmirëson cilësinë e jetës, ndërsa çrregullimet e shtyllës kurrizore mund të ndikojnë negativisht në aktivitetet e përditshme.

Mënyra sedentare e jetesës, obeziteti, plakja, qëndrimi i keq, mbi përdorimi i shtyllës kurrizore, dëmtimet e shtyllës kurrizore, faktorët gjenetikë, infeksionet dhe tumoret mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e shtyllës kurrizore dhe të shkaktojnë sëmundje.

Më të zakonshmet ndër këto sëmundje janë skolioza (lakimi anësor ose rrotullues i shtyllës kurrizore), dhimbja e shpinës, hernia diskale, stenoza spinale (ngushtimi i kanalit kurrizor) dhe frakturat e shtyllës kurrizore. Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të shtyllës kurrizore kryhet nga specialistë të ortopedisë dhe traumës. Trajtimet ndryshojnë në varësi të llojit të sëmundjes.

Sëmundja më e zakonshme e shtyllës kurrizore, skolioza

Skolioza është një deformim i shtyllës kurrizore që karakterizohet nga një lakim jonormal anësor i shtyllës kurrizore. Shtylla kurrizore zakonisht është e lakuar në formën e një “S”-je ose të një “C”-je. Përveç lakimit anësor të shtyllës kurrizore, mund të ketë pabarazi të shpatullave ose të ijeve, njëra shpatull më e lartë se tjetra, dalje në pjesën e poshtme të shpinës ose në zonën e mesit, qëndrim jo të mirë dhe dhimbje shpine. Zakonisht skolioza zbulohet në fëmijëri dhe adoleshencë, kur shkalla e rritjes është më e lartë.

Te të rriturit, skolioza shpesh zhvillohet si një progresion i skoliozës që ka filluar që në fëmijëri ose adoleshencë, ose mund të zhvillohet si rezultat i ndryshimeve në strukturën e shtyllës kurrizore me kalimin e moshës.

Nëse skolioza nuk trajtohet, lakimi i mëtejshëm i shtyllës kurrizore shkakton ndryshime të rëndësishme fizike dhe ndryshime në pamje. Kjo mund të shkaktojë dhimbje të shpinës dhe të pjesës së poshtme të shpinës, probleme të frymëmarrjes dhe probleme kardiake, kufizime funksionale dhe probleme psiko-sociale.

Ndërsa skolioza përparon, ajo mund të çojë në deformime të rënda të shtyllës kurrizore, të cilat mund të bëhen aq komplekse sa të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale. Prandaj, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i duhur janë kritike për parandalimin e komplikimeve të mundshme të skoliozës dhe ruajtjen e cilësisë së jetës.

Trajtimi për skoliozën ndryshon në varësi të gradës së sëmundjes, moshës dhe faktorëve të tjerë. Trajtimi mund të përfshijë një sërë modalitetesh të tilla si monitorimin, fizioterapinë, përdorimin e korseve dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Rastet e lehta të skoliozës mund të kërkojnë vetëm monitorim të rregullt nga një mjek. Mund të rekomandohen fizioterapi dhe ushtrime të veçanta për të reduktuar simptomat e skoliozës dhe për të forcuar muskujt e shtyllës kurrizore. Përdorimi i korseve mund të sugjerohet në rastet e moderuara deri në ato të rënda të skoliozës. Nëse skolioza është e rëndë dhe trajtimet e tjera janë joefektive mund të konsiderohet kirurgjia.

Trajtimi kirurgjikal i skoliozës

Kirurgjia kryhet për të drejtuar dhe stabilizuar shtyllën kurrizore. Në praktikën standarde të orientuar drejt trajtimit, faktorët më të rëndësishëm në vendimin për të operuar janë vlerësimi klasik dhe shkalla e lakimit. Te pacientët me shkallë lakimi mbi 40 skolioza duhet të operohet, pasi nuk është vetëm një problem kozmetik, por mund të shkaktojë probleme me mushkëri dhe zemër, dhe të ulë cilësinë e jetesës.

Prof. Dr. Ahmet Alanay, specialisti ynë i ortopedisë dhe traumës, i cili që nga viti 2012 ka punuar në fushën e shëndetit të shtyllës kurrizore pranë Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem, beson se vendimi për kirurgjinë e skoliozës nuk duhet t’i lihet vetëm përvojës së kirurgut. Vendimi duhet të merret duke vlerësuar përvojën e kirurgut, literaturën për trajtimin që do të aplikohet, gjendjen e pacientit, pritshmërinë dhe ndikimin e deformimit në cilësinë e jetesës së pacientit. Cilësia e jetesës së pacientit duhet të vlerësohet duke përdorur pyetësorë të krijuar posaçërisht.

Prof. Dr. Ahmet Alanay, Specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, Acibadem

Qëllimi kryesor në trajtimin kirurgjikal të skoliozës është korrigjimi i lakimit duke operuar sa më pak rruaza dhe ndalimi i progresionit të lakimit, duke e lënë shtyllën kurrizore sa më të lëvizshme. Bashkimet e pasme të shtyllës kurrizore kryhen shpesh te fëmijët në rritje. Megjithatë, për fëmijët në rritje preferohen metodat që mbështesin rritjen (të tilla si shufrat e rritjes me anë të kontrollit magnetik). Sistemi i shufrës së rritjes është një metodë që përdoret për të trajtuar skoliozën e hershme.

Ky sistem e mban lakimin nën kontroll, pa dëmtuar shtyllën kurrizore dhe shufrat mund të zgjaten ndërsa rritja vazhdon. Shufrat e rritjes, të kontrolluara në mënyrë magnetike, reduktojnë numrin e anestetikëve dhe operacioneve në krahasim me metodën tradicionale, duke reduktuar stresin te fëmijët dhe familjet dhe duke parandaluar operacionet e përsëritura.

Trajtime të reja për skoliozën

Ndër metodat e reja, një vend të rëndësishëm zë metoda minimalisht invazive e lidhjes torakoskopike anteriore. Prof. Dr. Ahmet Alanay, Specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë pranë Spitalit Acıbadem Maslak, aplikon kryesisht një metodë të re të lidhjes me një brez të ri për të shkurtuar procesin e shërimit pas operacionit të skoliozës. Në këtë metodë, vidhat e vendosura në pjesën e përparme të shtyllës kurrizore në anën konvekse të lakimit lidhen dhe shtrihen me një shirit të trashë poliesteri në formë litari. Kjo ndihmon për të rregulluar lakimin dhe shtylla kurrizore drejtohet spontanisht ndërsa rritet. Kjo metodë kryhet në mënyrë torakoskopike pa bërë një prerje të gjatë në shpinë dhe cikatrica kirurgjikale është minimale. Nuk kërkohet bashkim dhe koha e rikuperimit është më e shkurtër.

Megjithatë, Prof. Alanay gjithashtu thekson se navigacioni në shtyllën kurrizore, neuromonitorimi dhe printimi 3D i shtyllës kurrizore janë metodat më të fundit jetë shpëtuese në trajtimin e skoliozës. Navigacioni spinal bën të mundur vendosjen e vidës në mënyrë më të sigurt dhe më të saktë, ndërsa neuromonitorimi zvogëlon rrezikun e dëmtimit të palcës kurrizore duke monitoruar kalimin e sinjaleve nervore në palcën kurrizore. Printimi 3d i shtyllës kurrizore lejon kirurgët të shohin dimensionet aktuale të deformimit përpara operacionit, duke e bërë procedurën më të sigurt. Sipas Prof. Dr. Alanay, këto metoda përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientëve me skoliozë dhe ndikojnë pozitivisht në procesin e rikuperimit pas operacionit.

“Siguria në kirurgjinë e skoliozës mundësohet nga përgatitja para operacionit, kontrollet dhe masat paraprake gjatë operacionit, si dhe ndjekja dhe trajtimi i kujdesshëm pas operacionit. Faktorë të tillë si përdorimi i listave kontrolluese, përdorimi i teknologjisë së neuromonitorimit, masat për të reduktuar humbjen e gjakut, kujdesi në vendosjen e vidhave dhe masat e sigurisë nga rrezatimi janë të rëndësishme” – tha ai.

Rimëkëmbja pas operacionit

Për të siguruar një periudhë të shkurtër dhe të rehatshme shërimi pas operacionit të skoliozës zhvillohen dhe zbatohen protokollet që kanë në qendër pacientin. Këto protokolle bazohen në nevojat e pacientit dhe preferencat e kirurgut dhe sigurojnë që pacienti të dali nga spitali sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç kësaj, koha e kaluar në shtëpi minimizohet dhe pacienti ndihmohet që t’i kthehet më shpejt aktiviteteve normale të përditshme.

Prof. Dr. Ahmet Alanay është një specialist i ortopedisë dhe traumës me përvojë të gjerë në trajtimin e skoliozës. Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem, i cili njihet për ofrimin e një game të gjerë shërbimesh shëndetësore dhe për ofrimin e shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor me teknologji mjekësore moderne, ju shërben duke kuptuar se kënaqësia e pacientit është një prioritet. Gjatë gjithë trajtimit tuaj, ne jemi të ndjeshëm ndaj nevojave tuaja dhe ju mbështesim ju dhe të dashurit tuaj në çdo hap të procesit të trajtimit.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni me Zyrat e Informacionit të Acıbadem.

+383 382 340 04

 +383 495 634 00

kosovo@acibadem.com

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Kalo në kategori