LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet të bëjë disa ndryshime jo të vogla në ndeshjen e ardhshme të grupeve, të cilët do ta luajnë ndaj Kroacisë.

Shqipëria luan nesër (e mërkurë) ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në ‘Volksparkstadion’ të Hamburgut me fillim nga ora 15:00.

Sikurse Shqipëria, ashtu edhe Kroacia pritet të bëjnë ndryshime në formacion pas humbjeve në ndeshjet e para nga Italia, respektivisht Spanja.


Megjithatë, fokusi ynë mbetet te kombëtarja kuqezi, e cila domosdoshmërish pritet të bëjë ndryshime në formacion.

Telegrafi mëson se Sylvinho ka tashmë në mendje formacionin anti-Kroaci, i cili ka dy ndryshime në emra, por edhe në rreshtimin e skuadrës.

Sylvinho kësaj radhe pritet t’i përshtatet kundërshtarit, duke vendosur një mesfushë më të dendur, me tre futbollistë, duke luajtur kështu me rreshtimin 4-3-3, i cili mund të transformohet gjatë lojës.

Dy ndryshimet pritet të jenë ai i Qazim Laçit me Taulant Seferin dhe Rey Manaj, i cili pritet ta marrë vendin e Armando Broja.

Portieri Thomas Strakosha, dhe mbrojtja me Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj, do të jenë të pandryshuara.

Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani do t’i ruajnë vendet e veta, teksa do t’iu bashkohet Laçi në treshen e mesfushës.

Në sulm, Nedim Bajrami do të luajë në të majtë dhe Jasir Asani në krahun e djathtë, duke ndihmuar kështu qendërsulmuesin Manaj.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laci; Asani, Manaj, Bajrami. /Telegrafi/

@sport.telegrafi 🇭🇷 Formacioni që merr pikë ndaj kroatëve? 🇦🇱 Kështu duhet të luajë Shqipëria ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të tyre në Grupin B të EURO 2024 #TelegrafiSport #Shqipëria #EURO2024 #ALB #Kroacia #Hysaj #ThomasStrakosha #BeratGjimshiti #ArlindAjeti #MarioMitaj #KristjanAsllani #YlberRamadani #QazimLaçi #NedimBajrami #ReyManaj #JasirAsani #Shqip ♬ original sound – Telegrafi Sport

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Real Madridi dhe Chelsea po i shkëmbejnë yjet

Real Madridi dhe Chelsea po i shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
Joan Laporta jep lajmin e madh për tifozët: Barcelona mund të nënshkruajë me objektivat që ka

Joan Laporta jep lajmin e madh për tifozët: Barcelona mund të nënshkruajë me objektivat që ka

La Liga
Dy formacionet që do të përdorë Carlo Ancelotti për sezonin e ardhshëm

Dy formacionet që do të përdorë Carlo Ancelotti për sezonin e ardhshëm

La Liga
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano jep dy lajme të mëdha për tifozët e Real Madridit

Fabrizio Romano jep dy lajme të mëdha për tifozët e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori