LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që iu vjen turp që i shikoni? Gazeta zvicerane “20 Minuten” publikon fotografinë e Dagzit dhe Einxhelit nga Big Brother VIP

Gjërat që iu vjen turp që i shikoni? Gazeta zvicerane “20 Minuten” publikon fotografinë e Dagzit dhe Einxhelit nga Big Brother VIP
Foto: 20 Minuten/Instagram

Big Brother VIP është pa dyshim një nga spektaklet më të komentuara tashmë në opinion dhe mediat shqiptare.

E mesa duket influenca e një spektakli të tillë, ka arritur që të zhvendoset edhe në mediat e shteteve të perëndimit.

Kjo pasi gazeta e famshme zvicerane 20 Minuten në një postim fotografish në Instagram, ka publikuar një imazh të dy prej banorëve të Big Brother VIP Albania, përkatësisht atë të çiftit Einxhel dhe DJ Dagz.


Ndryshimi i këngëtares Xheisara, nga koha kur debutoi në muzikë e deri te hyrja në Big Brother VIP
Lexo po ashtu Ndryshimi i këngëtares Xheisara, nga koha kur debutoi në muzikë e deri te hyrja në Big Brother VIP

Mënyra se si kjo fotografi ka përfunduar aty është se mediumi në fjalë i kishte pyetur lexuesit e tij, se çfarë pëlqejnë të shikojnë në ekran, por që iu vjen turp që e shikojnë?

Foto: 20 Minuten/Instagram

Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet: Një nga ta është shprehur se i vjen turp që shikon ngjarje si “Guilty Pleasure” që ka të bëjë me veprimet e njerëzve që janë të turpshme, teksa një tjetër ka thënë se është seriali për fëmijë “Dragon Ball”, të cilin turpërohet që e shikon akoma, me siguri shkaku i moshës.

Ndërkohë, një prej lexuesve të “20 Minuten” me siguri shqiptar, duket se ka dhënë si përgjigje spektaklin Big Brother VIP, si një spektakël që e shikon, por që i vjen turp që e shikon për shkak të përmbajtjes ose formatit.

View this post on Instagram

A post shared by 20 Minuten (@20min.ch)

“Cila është kënaqësia juaj fajtore? Nga ana tjetër, një psikolog biznesi mendon se njerëzit duhet t’iu qëndrojnë besnikë kënaqësive të tyre fajtore. Por shumë heshtin nëse do të zbulohej se u pëlqen të shikojnë një telenovelë. E njëjta gjë vlen edhe për lojërat, librat ose muzikën”, ka shkruar mediumi zviceran në postimin e fotografive, që japin përgjigjet e ndjekësve të tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori