LAJMI I FUNDIT:

Marrëdhëniet mes presidentit dhe kryeministrit kroat janë në pikën më të ulët

Marrëdhëniet mes presidentit dhe kryeministrit kroat janë në pikën më të ulët

Marrëdhënia mes presidentit kroat, Zoran Milanoviq dhe kryeministrit, Andrej Plenkoviq është në pikën më të ulët. Pas mosmarrëveshjeve në politikën e jashtme, ata mezi takohen në publik. Të martën ka dhënë deklaratë vetëm kryeministri, por të mërkurën duhet të flasin sërish të dy, presidenti nga Varazhdini, kryeministri nga Rugvica e Kroacisë.

Presidenti ka mbetur pa deklarata sot pas këshillit ekonomik, ndërsa kryeministri po i përgjigjej pyetjeve pas një takimi me kryetarët e komunave.


“Është hera e parë që nga viti 2000 që kemi një sistem të tillë, ku dikush që është zgjedhur President i Republikës është ekskluzivisht në funksion të opozitës dhe jo në funksion të funksionimit demokracisë, duke unifikuar të të gjithë komponentët”, ka thënë Plenkoviq, raporton N1.

Qeveria është konstruktive dhe presidenti shkatërrues, thotë kryeministri, duke renditur se çfarë bën dhe çfarë thotë presidenti “Mirë, të gjithë po bëjnë pjesën e tyre”.

Problemi është se ata nuk pajtohen për çështjet për të cilat duhet të bashkëpunojnë. Plenkoviq akuzon Milanoviqin për shkatërrim të vazhdueshëm. Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, pasi kritikoi udhëtimin në Ukrainë, deklaratat për Srebrenicën dhe së fundi, sulmin ndaj diplomatëve kroatë në Bashkimin Evropian, besnikërinë e të cilëve ai filloi ta vinte në dyshim.

“Nuk mund të grindesh me të gjithë, të ofendosh njërin, tjetrin, shtetin, kjo të çon vetëm në shkatërrim, kështu me siguri nuk mund të arrihet asgjë”, thotë Plenkoviq.

Në mungesë të komunikimit, rotacionet në misionet diplomatike ende nuk janë rënë dakord. Nga Ministria e Jashtme dhe Evropiane mësojmë se mandatet do t’iu mbarojnë 29, ose vitin e ardhshëm për rreth 40 konsuj të përgjithshëm dhe ambasadorë.

Komunikimi është ankesa kryesore e shumë përkrahësve të Milanoviqit deri dje. Pyetja është nëse ai ende synon të njëjtin audiencë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori