LAJMI I FUNDIT:

Mbeten jashtë Barcelona, Milan e Dortmund: 15 klubet që kanë kaluar tutje, një mbetet të vendoset

Mbeten jashtë Barcelona, Milan e Dortmund: 15 klubet që kanë kaluar tutje, një mbetet të vendoset

Tashmë është mbyllur faza e grupeve në shtatë prej tetë grupeve të Ligës së Kampionëve.

15 skuadra kanë shkruar emrin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa një do të dihet nesër (e enjte), pas ndeshjes Atalanta – Villarreal që zhvillohet nga ora 16:30.


Me vendet e para në grupe janë kualifikuar tutje emra si: Ajax, Bayern Munich, Juventus,  Liverpool, Lille, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.

Nga vendet e dyta kanë siguruar kualifikimin: Atlético Madrid, Benfica, Chelsea, Inter, Paris Saint-Germain, RB Salzburg dhe Sporting Lisbona.

Në vazon e dytë do të futet edhe skuadra që siguron kualifikimin nga ndeshja Atalanta – Villarreal, pasi Manchester United ka siguruar pozitën e parë.

Barcelona e ka mbyllur në vendin e tretë dhe do të luajë në Ligën e Evropës, sikurse edhe RB Leipzig, Porto, Borussia Dortmund, Sheriff, Sevilla dhe Zenit.

Milani edhe më keq, është larguar plotësisht nga garat evropiane.

Shorti për fazën e eliminimit direk në Ligën e Kampionëve do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, të hënën më 13 dhjetor nga ora 12:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori