LAJMI I FUNDIT:

‘Frika ime më e madhe ishte mami’ – rrëfimi i Luana Vjollcës dhe mesazhi për të rinjtë

‘Frika ime më e madhe ishte mami’ – rrëfimi i Luana Vjollcës dhe mesazhi për të rinjtë
(Foto: Instagram/luanavjollca)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma, e ka shpërndarë në Instagram rrëfimin e Luana Vjollcës, në të cilën moderatorja e famshme flet për pandeminë COVID-19 dhe rëndësinë e vaksinimit.

Në rrëfimin e saj, ajo thotë se ka pasur frikë nga infektimi i nënës së saj dhe duke mos qenë e vaksinuar, nuk do të mund ta përqafonte.


Prezantuesja e popullarizuar, e cila e ka provuar veten edhe në muzikë, u ka bërë thirrje të rinjve që të vaksinohen dhe të tregohen të përgjegjshëm për personat e tyre të dashur.

“Mendoj që për të dalë nga gjithë situata ku ishim përfshirë është drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë, është një lloj shpëtimi që ndoshta të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe t’i mbrojmë”.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

;

“Janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërinë tonë që nganjëherë na mungon. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Të paktën flas nga ndjesia ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami”.

“Ndihem burrneshë që i përkas kësaj toke”, Luana Vjollca poston imazhe e veshur në kostume tradicionale shqiptare
Lexo po ashtu “Ndihem burrneshë që i përkas kësaj toke”, Luana Vjollca poston imazhe e veshur në kostume tradicionale shqiptare

“Një nga arsyet që unë duhet të bëja vaksinën ishte që do ta përqafoja më shpesh. Kjo është zgjidhja e vetme për t’iu kthyer normalitetit dhe duhet ta bëjmë”, ka deklaruar Luana.

Ndërsa në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar: Rrëfimi i Luana Vjollcës dhe mesazhi i saj për të rinjtë. “Frika ime më e madhe ishte mami… Për të dalë nga kjo situatë, vaksinimi është drita në fund të tunelit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori