LAJMI I FUNDIT:

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Aktorja dhe këngëtarja e talentuar Rina Krasniqi ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me dy video satirike që kanë marrosur internetin.

Njohur për qasjen e saj humoristike dhe satirën e mprehtë, Rina ka vendosur t’i drejtojë gjuhën e saj të mprehtë ironike drejt skenës muzikore shqiptare, në veçanti ndaj këngëtarëve dhe reperëve që prodhojnë tekstet e dobëta dhe homogjene.


Videot e saj të publikaura në TikTok, Facebook dhe Instagram, ku Rina improvizon dhe parodizon stilit në të cilin po këndojnë artistët sot, janë shpërndarë me shpejtësi virale.

@krasablanka Kta si mu inspiru per tekste prej Shqiponja strip club 🥲 #viral #trending #foryou #fyp #rap #shqip #albaniantiktok #kosovo #hajgare #rinakrasniqi ♬ original sound – Rina Krasniqi

Përmes këtyre videove, ajo ka nënkuptuar se industria e estradës shpërfaq disa tendenca për të ripërsëritur të njëjtat vargje dhe motive, të cilat shpesh rezultojnë në muzikë të cekët dhe pa shumë përmbajtje origjinale.

Fitoi çmimet për ‘aktoren’ dhe ‘aktorin’ më të mirë - si arriti ta thyejë kategorinë gjinore të festivaleve “Virgjëresha Shqiptare”, Rinë Krasniqi?
Lexo po ashtu Fitoi çmimet për ‘aktoren’ dhe ‘aktorin’ më të mirë - si arriti ta thyejë kategorinë gjinore të festivaleve “Virgjëresha Shqiptare”, Rinë Krasniqi?

Këto video, të mbushura me humor dhe një kritikë të hollë të skenës muzikore, nuk kanë lënë askënd indiferent. Përkundrazi, janë pritur me duartrokitje nga ndjekësit dhe janë përshëndetur si një frymë e freskët dhe një mënyrë për të reflektuar mbi gjendjen e tanishme të muzikës shqiptare.

@krasablanka Pash rizen e zotit ndrrone pllaken se si kartica t’djegta jeni bo 🥲 bile un flowin ma t’fort e pasna 💅 #fyp #trending #viral #albania #kosovo #singers #shqip #funny ♬ original sound – Rina Krasniqi

Ndërsa Rina Krasniqi tashmë gëzon sukses në fushën e aktrimit, ajo është gjithashtu e njohur për interpretimin e saj në këngën popullorë për fëmijë “Daba daba”.

Videot e saj të fundit vijnë si një shtojcë argëtuese në një karrierë që ka arritur të përfshijë një audiencë të gjerë përmes talenteve dhe shfaqjeve të saj të ndryshme në skenë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Kalo në kategori