LAJMI I FUNDIT:

Fitoi çmimet për ‘aktoren’ dhe ‘aktorin’ më të mirë – si arriti ta thyejë kategorinë gjinore të festivaleve “Virgjëresha Shqiptare”, Rinë Krasniqi?

Rina Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova, Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Rina Krasniqi është një artiste në kuptimin e vërtetë të fjalë.

Fushat në të cilat ajo lëvron dhe arrin të bëjë art u përkasin deminsioneve të ndryshme, dhe lirshëm ajo mund të marrë epitetin e një artisteje multidimensionale.


Ikona e muzikës për fëmijë, tani është një aktore në kulmin e karrierës së saj Një ndër sukseset e saj më të fundit është roli kryesor në filmin “Virgjëresha Shqiptare”, i cili pati një pritje të jashtëzakonshme nga publiku shqiptar.

Rina Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në një intervistë për Telegrafin, Rina foli gjerë e gjatë për eksperiencën e saj në këtë film.

Aktorja tregoi se “Virgjëresha Shqiptare” është një pasqyrim dhe reflektim mbi historinë e gruas shqiptare ndër vite.

“Filmi është shumë kompleks edhe po besoj edhe njerëzit që e kanë parë, e kanë kuptuar atë gamën e madhe të ndjenjave, rrëfimit, dualistikave, të kompleksitetit që e ngërthen në vetvete filmi. Është një rrëfim për fuqinë e një vajze, një gruaje, një femre se si i then disa shabllone apo elemente tradicionale të cilat nuk servojnë më kontekstin social. Prizmat e patratiarkalitetit, është histori dashurie, është një rrëfim shumë i thellë, shumë i vështirë, shumë i bukur, shumë i dhimbshëm. Është një prej privilegjeve më të mëdha në jetë që kam pasur ndonjëherë që ta realizoj këtë karakter, të luaj këtë rol, rolin e Luanës dhe respektivisht të Xhekut si burrëreshë, edhe flet për realitete të vendit tonë”, tha Rina Krasniqi për Telegrafin.

Rina Krasniqi gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Megjithatë, sipas aktores, moderniteti e ka lënë vetëm në arkivat e historisë fenomenin e trajtuar në filmin “Virgjëresha Shqiptare”.

“Besoj janë diku vetëm tri-katër burrënesha që ekzistojnë ende, që janë gjallë. Është një fenomen që është më i kohëve të kaluara dhe nuk praktikohet më në ditët moderne dhe nuk ka nevojë fatmirësisht, sepse ne po flasim kategorikisht për një periudhë të vendeve rurale, apo vendeve të maleve, në të cilat njerëzit kanë jetuar me Kanunin e Lekë Dukagjinit – që ka qenë një lloj kushtetute e rregullave të moralit, të nderit, traditës, besës, hakmarrjes, gjakmarrjes e të tjerë”, tha Rina për Telegrafin.

Posteri i filmit “Virgjëresha Shqiptare” (Foto: Rina Krasniqi/Facebook)

Ajo e përshkroi Kanunin e Lekë Dukagjinit si një libër shumë kompleks i cili ka frymëzuar skenarin e filmin dhe pasqyrimin e asaj se si është parë gruaja shqiptare nga kjo “kushtetutë e shqiptarëve” të kohëve të shkuara.

“Është një libër shumë kompleks edhe ne në kapitullin e burrneshave, arsyeja pse këto femra, këto gra është dashur të sakrifikojnë feminitetin e tyre, amësinë e tyre, jetën e tyre seksuale e të tjera, janë arsye shumë të rënda, ose për hakmarrje, ose për gjakmarrje, ose për të parandaluar një shtatzëni të padëshirueshme etj. Konteksti shoqëror/social/historik i ka detyruar këto femra që të bëjnë një sakrificë të tillë, të bëjnë një betim të tillë që është shumë i vështirë dhe të sakrifikojnë një pjesë shumë të madhe të jetës së tyre. Por në anën tjetër, për herë të parë të fitojnë të drejta që nuk i kanë pasur më herët: me qenë të barabarta në një rreth shoqëror me meshkuj, në një rreth patriarkal; me u dëgjua vota e tyre; besimi i tyre; me pi; me pi cigare, me vendosë ora të dorës; me i jep veturës e të tjera. Ka qenë ndoshta një mënyrë shumë e tërthortë, por shumë e rëndë se si ta marrin barazinë këto femra në atë shoqëri”, theksoi aktorja e “Virgjëresha Shqiptare” për Telegrafin.

Rina Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Rina Krasniqi është pionere e një dukurie të rrallë, siç është ajo e triumfit në dy çmimet gjinore në festivalin e filmit Pri Film Fest.

Vitin e kaluar, ajo ishte shpërblyer me çmimin “Aktorja më e mirë” dhe “Aktori më i mirë” – dukuri e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e festivaleve filmike.

Rina Krasniqi, fituese e çmimeve ‘Aktorja më e mirë’ dhe ‘Aktori më i mirë’ në Pri Film Fest (Foto: Rina Krasniqi/Facebook)

Kjo është parë edhe si një shtyrje përpara e limiteve të artistit, duke dëshmuar se gjinia është fiktive kur bëhet fjalë për art – dhe këtë e dëshmon më së miri fakti se roli i një vajze dhe një burri mund të luhet në mënyrën e përsosur nga vetëm një person, i cili i takon një gjinie.

“Për mua ka qenë një prej ndjenjave më të bukura në botë, sepse është shpërblyer besoj puna e mirëfilltë edhe pasioni i mirëfilltë, i përkushtimit disa vjeçar që e kemi bërë për film. Edhe ajo ndjenja, sakrifica, puna e palodhshme është shumë e rëndë që e kam bërë për rolin, për filmin, si aktore kryesore edhe për mua ka qenë një prej ndjenjave më të bukura në botë që të unifikohet performanca ime me të dy çmimet. Edhe ka qenë një ndjenjë shumë e bukur, normal kur je kur je pionere e një dukurie që ndodh për herë të parë, është normale që gjithçka komentohet edhe ajo është send i bukur”, tha aktorja fituese e çmimeve ‘Aktorja më e mirë’ dhe ‘Aktori më i mirë’.

Rina Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në një periudhë ku shumë evente botërore të ndarjes së çmimeve, po i largojnë kategoritë gjinore si ‘Best Male’ ose ‘Best Female’ (rasti i Brit Awards në Angli), Rina e sheh si progres këtë evoluim të industrisë – duke theksuar se është barazia ajo e cila është synim e njerëzimit tash e sa kohë.

“Progresi është gjithmonë diçka e mirë, edhe në shoqërinë tonë edhe në shoqërinë evropiane, botërore gjithmonë do të ketë progres. Besoj është send i mirë. Për mua mjafton të jesh një njeri i mirë, të jesh një njeri i cili e shpreh vullnetin, dashurinë, pasionin që e ka për punën në mënyrën më të mirëfilltë. Sepse ne jemi në një profesion shumë të ndjeshëm, i cili ty të detyron të luash gjithçka dhe prandaj po them, esenca në fund të ditës është të mos harrojmë që ne jemi njerëz dhe mendoj që ajo është kryesorja dhe jo epitetet e ndryshme të detyrojnë një person të marrë kahje të caktuar. Unë jam një person shumë i thjeshtë edhe progresi është diçka i mirëpritur”, tha ajo.

Sot, të gjithë e njohin si aktore – por në fakt fillimet e Rina Krasniqit në skenë ishin si këngëtare.

Ajo është interpretuese e hitit legjendar për fëmijë, “Daba Daba”, bashkë me motrën e saj, Nitën, në këngën e kompozuar nga vet babai i tyre – këngëtari i madh Naim Kransiqi.

Rina në bisedë e sipër për Telegrafin nuk e përjashtoi mundësinë e një ripërpunimi të këngës legjendare për fëmijë.

“Ajo këngë është legjendë, është një hit legjendar i cili ka rritur gjenerata e gjenerata të fëmijëve, të njerëzve, të shoqërisë edhe është absolutisht pjesë e identitit tim personal dhe profesional edhe që më ka bartur mua në jetë. Edhe besoj do të më përcjellë gjithmonë”, tha këngëtarja e “Daba dabës”.

Rina Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Megjithëse kënga nuk përjashtohet si mundësi, fokusi i Rinës për momentin vazhdon të jetë aktrimi.

“Absolutisht në aktrim, në fushën time, por edhe në çfarëdo lloj projekti që ofrohet ose diçka që është inovative, të krijoj, me grupe artistike, me njerëz. ‘This is my life’ – kjo është mënyra se si e jetoj jetën edhe pa art s’mundem të marr frymë, shumë thjesht, domethënë e kam si ushqim për mua”, tha Rina.

Rina Krasniqi gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Artistja Krasniqi për fund theksoi se hovi i saj i suksesit vetëm sa ka filluar dhe nuk e ka ndër mend të ndalet!

“Kam pasur shumë projekte tash, edhe pas ‘Virgjëresha Shqiptare’ i pata përfunduar tri projekte filmike, dy prej të cilave janë kosovare që do t’i kem shumë shpejt premierë edhe këtu. Të tjerat janë më shumë në Belgjikë dhe Gjermani, janë ko-produksione, meqenëse jetoj mes Belgjikës dhe Kosovës. Kështu që po shkon shumë mirë fatmirësisht sepse pas pandemisë ka qenë ajo periudha pak depresive që e kemi pasur ne aktorët. Por gjithçka po shkon në hapa të sigurt edhe unë jam shumë e lumtur edhe gjithmonë qëndroj me këmbë në tokë, jam modeste. Nuk kam qejf t’i zmadhoj gjërat që i bëj. Kur të ndodhin, kur të dalin, atëherë ndahen me të gjithë njerëzit edhe jam shumë shumë e lumtur”, përfundoi Rina Krasniqi për Telegrafin.

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” është i dposnueshëm për t’u parë në kinematë vendore dhe është shquar si një prej prodhimeve kinematografike shqiptare më të suksesshme të vitit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori