LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Nuk më shqetësojnë kritikat, kam luajtur futboll për 18 vite

Ronaldo: Nuk më shqetësojnë kritikat, kam luajtur futboll për 18 vite

Cristiano Ronaldo ka shpërfillur kritikët që e kanë cilësuar Manchester Unitedin si ekip të “dobët” javët e fundit, duke thënë pas fitores 3-0 kundër Tottenhamit të shtunën se ai kurrë nuk u interesua për perceptimin publik të ekipit.

Goli dhe asistimi i tij kundër Spurs ndihmuan në lehtësimin e presionit mbi skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes 5-0 të fundjavës së kaluar ndaj Liverpoolit në Old Trafford.


Megjithatë, Djajtë e Kuq mbeten në një territor të pakëndshëm në Ligën Premier me ambiciet e tyre për titullin një ëndërr të largët për shkak të një muaji përgjithësisht zhgënjyes.

Man Utd fiton thellë derbin e javës në udhëtim ndaj Tottenhamit
Lexo po ashtu Man Utd fiton thellë derbin e javës në udhëtim ndaj Tottenhamit

“Kritikat janë gjithmonë aty. Për mua, nuk më shqetëson sepse kam luajtur 18 vite futboll, kështu që e di që një ditë njerëzit do të thonë ne jemi perfekt dhe një ditë do të thonë ne jemi katrahurë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për faqen zyrtare të klubit.

“Unë e di këtë dhe ne duhet të merremi me këtë, por është gjithmonë më mirë kur njerëzit të lavdërojnë dhe ata janë të kënaqur me ty”.

“Ndonjëherë jeta është e tillë, ndonjëherë duhet të kalojmë momente të këqija dhe duhet të ndryshojmë dhe ndryshuam sot (e shtunë)”.

Solskjaer: Fitorja ndaj Tottenhamit nuk do të thotë se humbja kundër Liverpoolit mund të harrohet
Lexo po ashtu Solskjaer: Fitorja ndaj Tottenhamit nuk do të thotë se humbja kundër Liverpoolit mund të harrohet

“Ekipi ishte pak nën presion, pak i trishtuar, por ne e dinim që mund të jepnim një përgjigje të mirë. Ne luajtëm mirë, e filluam lojën shumë mirë”.

“Sigurisht që detyra ime është të ndihmoj ekipin me përvojën time, golat e mi, asistimet e mia dhe këtë e bëra sot dhe ndihem shumë i kënaqur me këtë. Por sa i përket ekipit, për mendimin tim ishte një paraqitje e pabesueshme”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori