LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Fitorja ndaj Tottenhamit nuk do të thotë se humbja kundër Liverpoolit mund të harrohet

Solskjaer: Fitorja ndaj Tottenhamit nuk do të thotë se humbja kundër Liverpoolit mund të harrohet

Ole Gunnar Solskjaer pranoi se plagët e lëna nga humbja 5-0 e Manchester Unitedit kundër Liverpool ishin ende të freskëta, pavarësisht fitores së thellë sonte (e shtunë) në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Golat nga Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Marcus Rashford i dhanë Djajve të Kuq përgjigjen e përkryer pas asaj disfate historike ndaj Reds, pasi munden Spurs 3-0 në Londër.


Por, Solskjaer është i vetëdijshëm se poshtërimi i Liverpoolit është ende i freskët në mendjen e klubit dhe se presioni që solli është ende mbi të.

Man Utd fiton thellë derbin e javës në udhëtim ndaj Tottenhamit
Lexo po ashtu Man Utd fiton thellë derbin e javës në udhëtim ndaj Tottenhamit

“Sigurisht që nuk është kështu. Kjo do të jetë gjithmonë në librat e historisë – një nga ditët më të errëta. Një pikë e errët në CV-në tonë. Por, futbolli bëhet histori kaq shpejt”, ka thënë fillimisht Solskjaer për BBC Sport, kur u pyet nëse fitorja në Tottenham do të thotë të harrohet ndeshja ndaj Liverpoolit.

“Përvoja e Edinson Cavanit dhe Cristiano është masive. Ne kemi nevojë për të. Nuk mund të fshihemi. Java ka qenë e vështirë për të gjithë lojtarët. Ata me të vërtetë kanë ngecur në të. Përvoja vlen në situata si kjo”.

Pasi pësoi 11 gola në tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Solskjaer ishte i kënaqur të shihte Unitedin të dukej shumë më i fortë në prapavijë të shtunën, megjithëse kundër një ekipi të Tottenhamit që mezi kërcënoi gjatë 90 minutave.

“Sigurisht kur del nga fusha duke fituar 3-0, duke e mbajtur topin larg portës sonë – kjo është e këndshme. Në futboll ndonjëherë shkon në favor dhe ndonjëherë kundër”.

Tottenham 0-3 Man Utd, notat e lojtarëve – Ronaldo më i vlerësuari
Lexo po ashtu Tottenham 0-3 Man Utd, notat e lojtarëve – Ronaldo më i vlerësuari

“Kemi punuar për këtë në këtë javë. Djemtë ishin të shkëlqyeshëm, e morën atë që deshëm”.

“Raphael Varane është një lojtar i mirë. Ai e lexon mirë ndeshjen. Ai është i shpejtë dhe me shumë përvojë. Rikthimi i tij është i madh për ne”.

“Ne kemi një javë të vështirë përsëri. Ndeshja e Ligës së Kampionëve, pastaj City. Ne duhet ta tretim këtë dhe të jemi gati për të martën”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori