LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i nënës vetushqyese, tregon tmerrin në Afganistan pas ardhjes në pushtet të talebanëve: Burrat e armatosur deshën të ma marrin vajzën

Rrëfimi i nënës vetushqyese, tregon tmerrin në Afganistan pas ardhjes në pushtet të talebanëve: Burrat e armatosur deshën të ma marrin vajzën

Nënat vetushqyese në Afganistan, gjithmonë kanë qenë të stigmatizuara dhe të prekura nga varfëria. Tani kur ky vend është nën kontrollin e talebanëve, është zhdukur edhe ajo pak mbrojtje që dikur e kishin pasur.

Pasi që Mazar-i-Sharif, qyteti kryesor i provincën Balk, ra nën pushtetin e talebanëve gjatë 15 gushtit, një burrë i armatosur kishte shkuar për ta marrë vajzën e Rajhanes.


Ajo mbeti e ve kur bashkëshorti i saj u vra nga talebanët vitin e kaluar, dhe prej atëherë bëri të pamundurën që ta ushqej e mbroj bijën e saj.

Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo luftoi për kujdestarinë e vajzës dhe atë e fitoi falë një ligji në Afganistan, ku nënat vetushqyese mund të mbajnë fëmijët nëse kanë të ardhme financiare dhe me to arrijnë t’i rrisin fëmijët.

Tani, kur qyteti i saj është në duart e talebanëve, Rajhania është vetëm.

“Pas rënies së Mazar-i-Sharif, kunati erdhi në shtëpinë e babait tim, ku jetoja – kurse talebanët kërkuan t’ua jap vajzën”, ka thënë Rajhania për The Guardian.

Megjithatë ajo pati fat, ku së bashku me vajzën nuk kishin qenë në shtëpi kur burra të armatosur shkuan – e kur dëgjoi se i kanë kërkuar ikën në Kabul.

“Deshën të ma marrin vajzën. Jemi fshehur në thasët me miell në një kamion dhe kur shoferi na gjeti – e lutëm që të na dërgojë në Kabul”, ka shtuar ajo.

Në kryeqytetin afgan, Rajhania shkoi nga një ambasadë në tjetrën duke kërkuar ndihmë. Në fund motra e saj që jeton në Britani të Madhe arriti që të dyja t’i dërgojë në një vend të sigurt. Tani ato janë në Manchester.

“Arrita të largohem nga Afganistani, pas shumë sfidave. Jam aq shumë e lumtur që vajza është me mua”, ka thënë Rajhania duke falënderuar qeverinë e Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore

ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore

Evropa
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Kalo në kategori