LAJMI I FUNDIT:

Tjetër shkëmbim mes Juventusit dhe Barcelonës

Tjetër shkëmbim mes Juventusit dhe Barcelonës

Juventus thuhet se po bën presion për kthimin e Miralem Pjanic dhe i ka ofruar Aaron Ramseyn, Barcelonës.

Sipas Calciomercato.com, mesfushori boshnjak dëshiron të kthehet në Torino ndërsa Zonja e Vjetër duhet të nënshkruajë të paktën një mesfushor për të zëvendësuar Arthurin e lënduar.


Braziliani iu nënshtrua një operacioni dje dhe pritet të mbetet jashtë fushe për tre muaj.

Derisa Zonja e Vjetër vazhdon të negociojë me Sassuolon rreth nënshkrimit të Manuel Locatellit, Pjanic mbetet një objektiv për gjigantët e Serie A.

31-vjeçari u bashkua me Barcelonën në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur, por katalanasit duhet ta shesin atë për të liruar një pjesë të pagave, në mënyrë që të rinovojnë kontratën e Lionel Messit.

Pjanic fiton 9 milionë euro në vit në Nou Camp dhe Juventus thuhet se i ka ofruar Aaron Ramseyt, Blaugranasve.

Sidoqoftë, paga 7.5 milionë euro e Ramseyt në vit është gjithashtu mjaft e lartë dhe Barcelona nuk duket e bindur nga oferta që vjen nga Torino.

E ardhmja e Ramseyt duket se është larg Torinos pasi uellsiani ka luftuar me lëndime dhe kohë loje gjatë kohës së tij dyvjeçare në Allianz Stadium, ndërsa Pjanic dëshiron të kthehet në Torino, prandaj bisedimet midis dy klubeve janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori