LAJMI I FUNDIT:

DiCaprio ngre alarmin për rritjen e temperaturës globale: Mundësia që njerëzimi të mbijetojë në këtë planet varet nga këto gradë

DiCaprio ngre alarmin për rritjen e temperaturës globale: Mundësia që njerëzimi të mbijetojë në këtë planet varet nga këto gradë

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio ka tash e sa kohë që ngrit zërin për çështje të ndryshme, që përfshijnë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e habitatit natyror.

Ai disa herë madje ka apeluar edhe për lumin Vjosa në Shqipëri, me kërkesën që t’u thuhet “Jo” ndërtimit të HEC-eve përgjatë shtratit të tij.

Duke shfrytëzuar ndikimin e madh që ka në rrjetet sociale, DiCaprio së fundmi publikoi në llogarinë e tij zyrtare disa statistike “të frishme”, për mënyrën se si temperatura po lëviz në tokë, duke shënuar rritje të dyfishuar në mesataren e disa vendeve.


Foto: Leonardo DiCaprio/Instagram

Ai ka vënë në dukje se si nga 1.5 gradë celciuz, ka tashmë 3 gradë temperaturë në kontinentin e akullt, me çka rrezikon që në të ardhmen, të përjetojmë një verë pa Arktik.

Në statistikat e ndara me ndjekësit, Leonardo gjithashtu ka vënë në dukje gjatësinë mesatare të thatësirës që rrezikon jetën e kafshëve në oaza dhe habitate të shkretëtirave, si dhe rritjen e zonës së djegur nga zjarret në verën mesatare mesdhetare.

Foto: Leonardo DiCaprio/Instagram

Ky është postimi i plotë i tij:

“Diferenca midis ngrohjes globale mesatare 1.5 gradë celciuz, 2 celciuz ose 3-4 celciuz mund të tingëllojë margjinale. Në fakt, ato përfaqësojnë skenarë jashtëzakonisht të ndryshëm për të ardhmen e njerëzimit.

Frekuenca e katastrofave, mbijetesa e bimëve dhe kafshëve, përhapja e sëmundjeve, qëndrueshmëria e sistemit tonë global të klimës dhe – në fund të fundit – mundësia që njerëzimi të mbijetojë në këtë planet varet nga këto pak gradë.

Sot, ne ende kemi mundësinë për të përmbushur qëllimin 1.5 gradë celciuz të përmendur në Marrëveshjen e Parisit. Ne ende mund të mbrohemi nga ndikimet më të këqija të klimës dhe të fillojmë të formojmë një të ardhme më të shëndetshme. Por ne po afrohemi me shpejtësi në pikat e kthyeshme të pakthyeshme të klimës.

Kjo është arsyeja pse konferenca për klimën # COP26 në nëntor është kaq e rëndësishme për luftën globale kundër ndryshimit të klimës. Vendet duhet të përfundojnë çështje të papaguara në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe të hedhin terrenin për një dekadë transformuese të veprimit të klimës në vitin 2020”, shkruan Leonardo DiCaprio. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Kalo në kategori