LAJMI I FUNDIT:

Matt Damon ka bërë refuzimin më të madh të një roli fitimprurës – nuk pranoi të lunte në filmin “Avatar”

Matt Damon ka bërë refuzimin më të madh të një roli fitimprurës – nuk pranoi të lunte në filmin “Avatar”
(Foto: news.com.au/AFP)

Aktori hollivudian, Matt Damon, ka treguar se e ka refuzuar rolin kryesor në filmin e suksesshëm, “Avatar”.

Madje, ai i kishe thënë jo filmbërësit James Cameron edhe pse regjisori i famshëm ia kishte ofruar 10 për qind të përfitimeve.


Gjatë një paneli në Festivalin e Filmit në Kanë, ylli i filmave “The Bourne Identity” e “Good Will Hunting” ka thënë se e kishte refuzuar ofertë për shkak se nuk i përshtatej orari i xhirimeve.

“Më është ofruar të punoj në një film të vogël të quajtur ‘Avatar’. James Cameron më ofroi 10 për qind të përfitimeve nga ai”, ka deklaruar Damon duke bërë shaka se për shkak të këtij vendimi do të hyjë në histori.

“Kurrë nuk do të takoni një aktor tjetër që ka refuzuar më shumë para (se unë)”, ka thënë me shaka 50-vjeçari.

“Avatar” ka përfituar mbi 2.8 miliardë dollarë, ndërsa pas refuzimit të Damon, Cameron ia ofroi rolin Sam Worthingtonit, por atij nuk i ofroi 10 për qind të përfitimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori