LAJMI I FUNDIT:

Vdes Princi Filip, bashkëshorti i Elizabeth II

Vdes Princi Filip, bashkëshorti i Elizabeth II

Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta e dytë, ka vdekur në moshën 99-vjeçare, ka njoftuar Pallati Buckingham.

“Me pikëllim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së tij Mbretërore, Princit Filip, Dukës së Edinburgut”, thuhej në njoftim.


“Princi Filip ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”, sipas deklaratës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se Duka i Edinburgut “frymëzoi jetën e të rinjve të panumërt”.

Princi u martua me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë, transmeton Telegrafi.

Gjatë muajit mars, Duka i Ediburgut, u lirua nga spitali pas një qëndrimi njëmujor për trajtim. Ai iu nënshtruar një procedure për një gjendje para-ekzistuese të zemrës në një spital tjetër të Londrës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori