LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një helikopter ushtarak në New York, tre të vdekur – detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Rrëzohet një helikopter ushtarak në New York, tre të vdekur – detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë vdekur pas një përplasje të një helikopteri ushtarak në Mendon, New York.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri i evakuimit mjekësor UH-60 ishte në një mision rutinë trajnimi kur u rrëzua.


Siç bëhet e ditur, aksidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mërkurën në mbrëmje dhe dëshmitarët raportuan se kishin parë helikopterin duke fluturuar ulët drejt tokës.

Garda Kombëtare e Ushtrisë së Nju Jorkut lëshoi një deklaratë duke thënë: “Një helikopter i evakuimit mjekësor të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Nju Jorkut UH-60 i vendosur në Njësinë e Mbështetjes së Aviacionit të Ushtrisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rochester u përplas më herët sonte në Qytetin e Mendon, New York ndërsa ishte në një mision stërvitje rutinë”.

Sipas raportimeve të para, në bord ishin tre ushtarë të cilët edhe kanë gjetur vdekjen, duke shtuar se kanë filluar hetimet rreth incidentit.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe Guvernatori Andrew Cuomo, përmes një postimi në Twitter.

“Sonte jemi tmerruar nga rrëzimi i një helikopteri të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Nju Jorkut në qytetin Mendon që vrau tre nga më të guximshmit e Nju Jorkut gjatë një misioni trajnimi”, ka shkruar ndër tjerash Cuomo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori