LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Vdekja e presidentit iranian

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Përditesuar 20/05/2024 08:37

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi së bashku me ministrin e Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian, humbën jetën të dielën pas rrëzimit të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Qeveria iraniane e cila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit, ministrit të Jashtëm dhe shtatë personave të tjerë që ndodheshin në helikopter.

Transmetuesit shtetërorë iranianë po transmetojnë lutje islame ndërmjet transmetimeve të tyre të lajmeve pas njoftimit të rrëzimit vdekjeprurës.

Qeveria e Iranit mblodhi një “mbledhje urgjente” të hënën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane IRNA, e cila tregoi një foto të karriges ku zakonisht ulet Raisi, e cila ishte bosh dhe mbuluar me një shirit të zi në kujtim të presidentit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në vazhdim. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 17:15:17" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 17:15" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 17:15

Politikanët e BE-së të ndryshëm në mendime sa i përket vdekjes së liderit iranian

Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Ebrahim Raisit të Iranit, jo të gjithë anëtarët e Parlamentit Evropian ishin dakord me mesazhin e tij.

Vdekja e presidentit të Iranit, Raisi, dhe Ministrit të tij të Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian, në një përplasje të helikopterit, ka provokuar një sërë reagimesh nga Perëndimi.

Ndër tjerash, Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Komisionit Evropian, Copernicus, i cili ofron të dhëna gjeohapësinore dhe imazhe për menaxhimin e fatkeqësive, njoftoi se do të ofronte shërbime hartash për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Por, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, ka sqaruar se oferta “nuk është akt i mbështetjes politike për asnjë regjim dhe institucion, por është thjesht humanizëm”.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 16:55:39" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 16:55" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 16:55

Drejtori i IAEA shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të presidentit iranian

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të presidentit iranian, Ebrahim Raisi, Ministrit të Jashtëm Hossein Amir Abdollahian dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit.

Ai tha: “Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe popullin e Iranit gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Grossi mbajti gjithashtu një minutë heshtje në nderim të jetëve të humbura.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 16:22:08" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 16:22" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 16:22

A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?

Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë.

Megjithatë, ajo nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në politikat e brendshme dhe të jashtme të Teheranit, thonë ekspertët.

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet kryesore shtetërore, dhe Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike janë qendrat kryesore të pushtetit në Iran, ku autoriteti i presidentit është i kufizuar.

“Vdekja e Raisit, në vetvete, nuk do të shkaktojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikat e Iranit”, thotë Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 15:09:55" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 15:09" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 15:09

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në moshën 63 vjeçare, dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, pas një rrëzimi të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Përveç tyre, bëhet e ditur se të vdekur kanë mbetur edhe shtatë persona tjerë pjesë e ekuipazhit, duke e dërguar kështu numrin e të vdekurve nga përplasja në nëntë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Më poshtë është përshkrimi i shkurtër i asaj që Kushtetuta e Iranit thotë se ndodh kur një president vdes në detyrë:

Lajmin e plotë e gjeni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 14:28:23" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 14:28" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 14:28

Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 13:06:09" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 13:06" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 13:06

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 12:45:38" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 12:45" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 12:45

Irani emëron ministrin e Jashtëm në detyrë

Ali Bagheri Kani, i cili ka udhëhequr delegacionet iraniane përmes negociatave indirekte me Shtetet e Bashkuara mbi çështjet bërthamore dhe shkëmbimin e të burgosurve, është emëruar ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm pas vdekjes së Hossein Amir-Abdollahian, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 12:06:20" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 12:06" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 12:06

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 11:44:08" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 11:44" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 11:44

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 11:05:57" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 11:05" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 11:05

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, postin e tij pritet ta merr zëvendësi i tij Mohammad Mokhber.

Por kush është 68-vjeçari, i cili sipas kushtetutës së Iranit pritet të bëhet president i përkohshëm pas vdekjes së Ebrahim Raisit, i cili humbi jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 09:54:50" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 09:54" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 09:54

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamjet nga droni që janë shpërndarë nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA, shfaq rrënojat e helikopterit të rrëzuar të presidentit Ebrahim Raisi.

Pamjet janë filmuar me dronin e Gjysmëhënës së Kuqe, ku shihet bishti i helikopterit pranë pjesëve tjera të fluturakes në një zonë malore.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 09:36:14" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 09:36" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 09:36

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Izraeli nuk ishte i përfshirë në asnjë mënyrë në vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe ministrit të tij të Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian, ka thënë një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Nuk ishim ne”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Të gjitha indikacionet aktualisht janë se helikopteri është rrëzuar për shkak të motit të keq dhe dukshmërisë së dobët, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 09:23:29" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 09:23" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 09:23

Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Liderë nga Lindja e Mesme dhe më tej kanë shprehur ngushëllime pas lajmit për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave tjerë që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit të dielën pasdite.

Në mesin e atyre që humbën jetën është edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, transmeton Telegrafi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka shkruar në platformën X se “është thellë i prekur dhe i shokuar nga kjo tragjedi e Dr. Seyed Ebrahim Raisi, president i Republikës Islamike të Iranit”.

“Kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Indi-Iran do të mbahet mend gjithmonë. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij dhe popullit të Iranit. India qëndron me Iranin në këtë kohë trishtimi”, ka shkruar ndër tjera Modi, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 09:07:35" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 09:07" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 09:07

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Ebrahim Raisi, 63 vjeç, i cili u bë president i Iranit në vitin 2021, urdhëroi një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe mbikëqyri një goditje të përgjakshme të protestave antiqeveritare, shkruan Reuters.

Ai gjithashtu shtyu fort bisedimet bërthamore me fuqitë botërore.

Një vit pas zgjedhjes së tij, ai urdhëroi zbatimin më të ashpër të “ligjit të hixhabit dhe dëlirësisë” të Iranit që kufizonte veshjen dhe sjelljen e grave, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 08:50:20" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 08:50" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 08:50

Tre viktima tjera identifikohen nga rrëzimi i helikopterit iranian

Emrat e atyre që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit janë presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.

Por agjencia iraniane e lajmeve  IRNA ka njoftuar se në bord gjendeshin edhe Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami i xhamisë së qytetit Tabriz, gjenerali Malek Rahmati si dhe guvernatori i provincës iraniane në lindje të Azerbajxhanit.

Komandanti i njësisë mbrojtëse të presidentit iranian Sardar Seyed Mehdi Mousavi, gjithashtu ka humbur jetën, derisa numri i truprojave që gjendeshin në helikopter nuk është konfirmuar akoma.

Ndryshe helikopterit në të cilin gjendej presidenti iranian ishte nisur dje për një rrugëtim drejt lindjes në Azerbajxhan, ku presidenti Raisi do të përuronte një digë së bashku me homologun e këtij vendi.

Fillimisht u raportua për një “ulje emergjente”, por më pas doli se helikopteri ishte rrëzuar dhe se kishte të vdekur. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 08:48:26" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 08:48" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 08:48

Trupat e pajetë të presidentit iranian dhe tetë personave të tjerë janë transportuar në Tabrizit

Trupat e personave që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit, brenda të cilit gjendej presidenti iranian janë transportuar për në qytetin e Tabrizit.

Këtë e ka bërë të ditur Gjysma Hëna e Kuqe e Iranit, transmeton Telegrafi.

Nga rrëzimi i helikopterit ka humbur jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian si dhe disa anëtarë tjerë të kabinetit.

Operacioni i kërkimit ka përfunduar ndërsa këtë e ka konfirmuar Pir-Hossein Kolivand.

Helikopteri u rrëzua derisa po udhëtonte në lindje të Azerbajxhanit, përkatësisht drejt Tabrizit. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 08:40:19" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 08:40" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 08:40

Qeveria iraniane shpreh ngushëllime për vdekjen e presidentit Raisi

Qeveria iraniane ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm, Hossein Amit-Abdollahian dhe të shtatë personave të tjerë që ishin në helikopterin që u rrëzua në provincën e Azerbajxhanit lindor.

Në një deklaratë të hënën, kabineti i presidentit lavdëroi Raisin si një president “punëtor dhe të palodhur” që i shërbeu popullit të Iranit për të ndihmuar në përparimin dhe zhvillimin e vendit, shkruan CNN.

“Ai i qëndroi premtimit të tij dhe sakrifikoi jetën e tij për kombin,” thuhej në deklaratë.

Kabineti gjithashtu ritheksoi se nuk do të ketë “shqetësimin të vogël” në administrimin e Iranit pas rrëzimit vdekjeprurës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-20-2024 08:39:10" ["time"]=> string(16) "20/05/2024 08:39" ["update"]=> bool(false) } 20/05/2024 08:39

Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në moshën 63 vjeçar, dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, pas një rrëzimi të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Siç shkruan CNN, mediat shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord kanë humbur jetën.

Reuters gjithashtu raportoi vdekjen e presidentit, duke cituar një zyrtar të lartë.

“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha zyrtari për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Lajmi i plotë KËTU.