Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, prej vitesh është përzgjedhur ambasadore nderi e organizatës më të madhe botërore në ndihmë të fëmijëve, UNICEF.
Ajo në prill të vitit 2019 bëri një vizitë bashkë me UNICEF-in në Kosovë, ku vizitoi disa nga lagjet më të varfra të Kosovës dhe gëzoi me dhurata fëmijët e disa familjeve skamnore.
Duke qenë në krizën e coronavirusit, e cila ka shkaktuar dëme të madhe ekonomike në mbarë globin, UNICEF nuk qëndron duarkryq, por përpiqet që të bëjë maksimumin që t’ua lehtësojë sado pak jetën atyre që kanë nevojë.
Së fundmi, Rita bashkë me UNICEF-in kanë vendosur që të realizojnë një koncert nga shtëpia e 29-vjeçares, të titulluar “Rita Ora at home for generation Covid”.
Koncerti do të transmetohet live në IGTV në Instagramin e Ritës dhe të UNICEF-it këtë enjte me fillim nga ora 18:00, me qëllim mbledhjen e vëmendjes për dhurimin e fondeve nga ndjekësit, për të mbledhur para të cilat do të shkojnë për bamirësi te fëmijët e prekur nga kriza e coronavirusit.
“Jam shumë e nderuar të zhvilloj një koncert direkt nga shtëpia ime për të mbështetur ankesën më të madhe të UNICEF-it, “Save Generation Covid”. Në të gjithë botën, Coronavirus po prish gjithçka – po mbyll shkollat, duke ndaluar foshnjat të marrin vaksina jetësore dhe po e bëjnë jetën në zonat e katastrofës edhe më të ashpër. Një gjeneratë e tërë fëmijësh janë në rrezik”, tha këngëtarja e lindur në Prishtinë për UNICEF-in.
“Muzika me të vërtetë ka fuqinë për të ndryshuar botën dhe shpresoj se ky koncert do të mbledhë fonde jetike për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i coronavirusit. Si Ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar, unë kam parë punën e jashtëzakonshme që UNICEF bën, kështu që inkurajoj të gjithë të gërmojnë thellë dhe të japin gjithçka që munden. Së bashku mund të ndihmojmë të ndalojmë përhapjen e coronavirusit dhe të kufizojmë ndikimin në jetën e fëmijëve”, shprehet tutje Rita Ora, ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar.
Coronavirus është kriza më e madhe globale për fëmijët që nga Lufta e Dytë Botërore.
6000 fëmijë mund të vdesnin çdo ditë në gjashtë muajt e ardhshëm pasi coronavirusi dobëson sistemin shëndetësor kombëtar dhe prish shërbimet jetike. UNICEF është i shqetësuar se përhapja e coronavirusit në Jemen ka të ngjarë të jetë shkatërruese. Vetëm një në tre persona kanë qasje në ujë të rrjedhshëm, shumë pak njerëz kanë sapun, dhe shumë institucione të kujdesit shëndetësor janë të mbyllur ose janë në gjendje të ofrojnë vetëm një shërbim shumë themelor. Çdo shpërthim do të bëjë kërkesa edhe më të mëdha për stafin mjekësor dhe burimet tashmë të pakta spitalore siç janë dorezat, sapunët dhe ventilatorët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil
"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'