LAJMI I FUNDIT:

Werder e pranoi që janë në bisedime për shitjen e Rashicës, mediat gjermane zbulojnë klubin e ri të yllit nga Kosova

Werder e pranoi që janë në bisedime për shitjen e Rashicës, mediat gjermane zbulojnë klubin e ri të yllit nga Kosova
Milot Rashica. (Photo by Oliver Hardt/Getty Images)

Të gjithë te Werder Bremen ishin në dijeni se Milot Rashica do të largohet gjatë verës, por askush nuk doli për ta thënë publikisht një gjë të tillë.

Largimi i Rashicës në verë nga Werder tanimë është konfirmuar nga drejtori sportiv i kësaj skuadre Frank Baumann.


“Ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por gjithashtu ka interesim edhe nga klubet tjera”.

“Duhet të pranojmë se Miloti nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, por ne nuk kemi nevojë ta shesim nën çmimin e tij”, ka thënë Baumann për faqen zyrtare të klubit.

Milot Rashica. (Photo by Pool/Ronald Wittek/Pool via Getty Images)

Ylli kosovar ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura, teksa kërkohet në Angli, Itali dhe Gjermani.

Wolverhampton, Brighton, West Ham United e Aston Villa janë skuadrat angleze që e duan lojtarin.

Ndërkohë AC Milan, Napoli, RB Leipzig, Borussia Dortmund e Hertha Berlin e duan atë në Serie A e Bundesliga.

Milot Rashica. (Photo by Pool/Ronald Wittek/Pool via Getty Images)

Mediat gjermane tanimë kanë zbuluar se për cilën skuadër bëhet fjalë që Werderi është në bisedime të avancuara.

Fjala është për rivalin e Werder, RB Leipzig që janë në bisedime të avancuara për transferimin e Milotit gjatë afatit kalimtar veror.

Besohet se palët janë shumë afër një marrëveshje, por që nuk përmendet çmimi i mundshëm i këtij transferimi.

Gjithsesi dy ekipet tjera më të interesuara për lojtarin mbetet Hertha Berling dhe AC Milan, por në këtë rast përparësi ka RB Leipzig pasi kjo skuadër ka marrë edhe pëlqimin e Rashicës për faktin se luan rregullisht në Ligën e Kampionëve.

24-vjeçari ka zhvilluar 34 takime zyrtare këtë edicion me Werderin ku ka shënuar 11 gola mes kampionatit e Kupës së Gjermanisë dhe ka shtuar tetë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori