LAJMI I FUNDIT:

Blogeri milioner i YouTube-it, Jake Paul akuzohet për shkelje kriminale dhe nxitje të trazirave në protestat për George Floyd

Blogeri milioner i YouTube-it, Jake Paul akuzohet për shkelje kriminale dhe nxitje të trazirave në protestat për George Floyd
Jake Paul (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

Blogeri i famshëm i YouTube-it, Jake Paul është akuzuar për shkelje kriminale dhe prishje të rendit gjatë trazirave në një qendër tregtare në Arizona.

23-vjeçari i cili ka fituar milionat nga YouTube, ka mohuar çdo përfshirje në plaçkitje ose vandalizëm në qendrën tregtare në Scottsdale të dielën.

Policia lokale tha se ata kishin marrë qindra këshilla për praninë e tij, shkruan BBC.


Jake Paul (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Të paktën 20 persona janë arrestuar në këtë incident, pjesë e trazirave të përhapura nëpër qytetet e ShBA-së, pas vdekjes së George Floyd.

Që nga dita kur afro-amerikani i paarmatosur vdiq në paraburgimin e policisë në Minneapolis muajin e kaluar, më shumë se 10,000 njerëz janë arrestuar në trazirat e krijuara në ShBA, sipas një raporti të përpiluar nga Associated Press.

Dhuna në qendrën Scottsdale vlerësohej të ketë kushtuar miliona dollarë në dëme dhe vjedhje.

Jake Paul (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në një deklaratë të enjten, Departamenti i Policisë Scottsdale tha se, si pjesë e hetimeve të tyre, “u konfirmua se Jake Paul ishte i pranishëm dhe mbeti brenda pasi u shpall një prishje e rendit dhe qetësisë”.

Jake Paul shkroi në Twitter të enjten: “Më sillni akuzat e mia dhe le të rivendosim vëmendjen te George Floyd dhe protesta e quajtur ‘Black Lives Matter’”.

Ylli i YouTube-it, i cili gjithashtu ka 3.7 milion ndjekës në Twitter, kishte lëshuar më herët një deklaratë në rrjetet sociale pasi fotografitë dhe videot ishin publikuar në internet që tregonin se ai po merrte pjesë në protestat e dhunshme.

Jake Paul (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

“As unë dhe askush në grupin tonë nuk u përfshinë në ndonjë grabitje ose vandalizëm”, tha Jake Paul. “Ne kemi filmuar gjithçka që pamë në një përpjekje për të ndarë përvojën tonë dhe për t’i kushtuar më shumë vëmendje zemërimit të ndjerë në çdo lagje ku udhëtuam”, tha ai.

Jake Paul është ndër blogerët më të njohur të kanalit YouTube në botë.

Forbes raportoi se fitimet e tij në vitin 2018 arritën në 21.5 milionë dollarë (18.9 milionë euro), me videot e këngëve të tij rap dhe videot satirike që arritën mbi 3.5 miliardë shikime në kohën prej një viti. /Telegrafi/

Jake Paul (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori