LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Më mirë nëse Lautaro bashkohet me Barcelonën

Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Më mirë nëse Lautaro bashkohet me Barcelonën

Lionel Scaloni pranon se është më mirë për Argjentinën nëse Lautaro Martinez luan me Lionel Messin te Barcelona, ​​por shton se Interi tashmë është një ekip i shkëlqyeshëm.

Spekulimet që lidhin Lautaron me Barcën kanë arritur kulmin gjatë pandemisë së coronavirus, dhe Scaloni rrëfen se një veprim në Camp Nou do të ishte pozitiv pasi do rriste mirëkuptimin e sulmuesit me Messin për ekipin e tij kombëtar.


“Nëse Lautaro ka mjaft fat që të luajë me një shok të skuadrës si Messi, atëherë është më mirë për ne”, ka thënë fillimisht Scaloni për RTVE.

Messi me fjalë të mëdha për Lautaron: Është mbresëlënës dhe i kompletuar, ngjan me Suarezin
Lexo po ashtu Messi me fjalë të mëdha për Lautaron: Është mbresëlënës dhe i kompletuar, ngjan me Suarezin

“Unë mendoj se ai do të jetë sulmuesi që do të vendos kritere për vitet e ardhshme dhe shpresoj se ai mund të bëjë mirë”.

Përkundër kësaj, ish-lojtari i Lazios dhe Atalantas nuk i ka bërë presion sulmuesit të largohet nga Interi, pasi sipas tij ai tashmë është në një ekip të shkëlqyeshëm.

Melo: Lautaro është sulmuesi i së ardhmes, është më cilësor se Lukaku
Lexo po ashtu Melo: Lautaro është sulmuesi i së ardhmes, është më cilësor se Lukaku

“Lautaro është një sulmues i shkëlqyeshëm, kështu që ai duhet të luajë për një ekip të shkëlqyeshëm, por ai tashmë është në një ekip të shkëlqyer që garon në nivelin më të lartë, kështu që do të jetë shumë e vështirë ta largosh atë”.

“Megjithatë, nëse ai ndryshon klubet, unë shpresoj që të bëjë mirë”, përfundoi trajneri i Argjentinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori