LAJMI I FUNDIT:

Robert Berisha me performancë ‘live’ nga konviktet

Robert Berisha me performancë ‘live’ nga konviktet
Robert Berisha (Foto: Screenshot/Instagram/Ridvan Slivova)

Duke qenë ndër të vetmit nga estrada shqiptare që ndodhet në karantinë te Qendra Studentore dhe falë personalitetit të tij karizmatik, Robert Berisha ka tërhequr interesim të madh te fansat dhe ndjekësit e tij, të cilët janë të interesuar të informohen për përditshmërinë e këngëtarit.

Muzikanti është duke qëndruar në konvikt prej se u kthye nga Stambolli, ndërsa për ta tejkaluar mërzinë e izolimit dhe për ta bërë argëtues qëndrimin në dhomë, ai dhe bashkëbanuesi i tij, menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli, janë përfshirë në sfida të ndryshme në rrjetet sociale, si edhe kanë publikuar video nga më të ndryshmet.


Ditë më parë Roberti u zotua se do të bënte atë që di më mirë – muzikë, nga konvikti në momentin e parë që do të arrinte të siguronte instrumente, amplifikator e altoparlantë. Dhe ia ka arritur qëllimit.

Këngëtari i ka siguruar pajisjet e nevojshme për të bërë muzikë, ndërsa interpretimin e tij e ka shpërndarë drejtpërdrejt përmes rrjeteve sociale duke ua mundësuar fansave që ta dëgjojnë.

Roberti tashmë është përshtatur me jetën në konvikt, pastron dhomën dhe i kushton disa vargje coronavirusit
Lexo po ashtu Roberti tashmë është përshtatur me jetën në konvikt, pastron dhomën dhe i kushton disa vargje coronavirusit

Mijëra fansa e kanë dëgjuar performancën e drejtpërdrejtë të Robert Berishës përmes profilit të tij në Instagram, ku ai shfaqej duke luajtur vet në instrumente dhe duke kënduar. /Telegrafi/