LAJMI I FUNDIT:

Roberti tashmë është përshtatur me jetën në konvikt, pastron dhomën dhe i kushton disa vargje coronavirusit

Roberti tashmë është përshtatur me jetën në konvikt, pastron dhomën dhe i kushton disa vargje coronavirusit
Robert Berisha (Foto: Screenshot/InstaStory/Ridvan Slivova)

Me t’u kthyer nga Turqia, Robert Berisha dhe të kthyerit e tjerë janë vendosur në konviktet e studentëve në Prishtinë, për të qëndruar në karantinë, në mënyrë që të parandalohet përhapja eventuale e infeksionit.

Në Kosovë tashmë janë konfirmuar 28 të infektuar me COVID-19, prandaj janë duke u ndërmarrë të gjitha masat që të pengohet sa më shumë përhapja e virusit që ka rezultuar vdekjeprurës në disa vende të botës.


Dhe për ta bërë argëtues qëndrimin në dhomën e konviktit, Roberti dhe bashkëbanuesi i tij, menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli, janë përfshirë në sfida të ndryshme në rrjetet sociale, si edhe kanë publikuar video nga më të ndryshmet nga momentet e qëndrimit të tyre brenda.

Një video që ka joshur interesimin e fansave e shfaq këngëtarin duke e pastruar dhomën, ndërsa në mbishkrimin e videos, Rinori ka shkruar: “E pagova të fshijë se më koncerte nuk ka. Qysh ta nxjerrë bukën…”.

Roberti lajmërohet sërish nga konviktet: Rrini në shtëpi, edhe sikur të më lusin nuk dal - nuk dua të rrezikoj familjen
Lexo po ashtu Roberti lajmërohet sërish nga konviktet: Rrini në shtëpi, edhe sikur të më lusin nuk dal - nuk dua të rrezikoj familjen

Ndërsa në një xhirim tjetër, muzikanti paraqitet shtrirë duke kënduar dhe duke ia kushtuar disa vargje coronavirusit dhe karantinës.

Ndryshe, Roberti është ndër të vetmit nga estrada shqiptare që ndodhet në karantinë te Qendra Studentore, kështu që interesimi nga ndjekësit e tij është rritur për të parë rutinën e këngëtarit. Normalisht edhe për faktin se ai është një person mjaft karizmatik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori