LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant ndan një ilustrim të bukur teksa imagjinon vajzën e saj, Gianna si një ‘Laker’

Vanessa Bryant ndan një ilustrim të bukur teksa imagjinon vajzën e saj, Gianna si një ‘Laker’

Bashkëshortja e basketbollistit tashmë të ndjerë, Kobe Bryant, Vanessa, në rrjetet sociale bëri një postim rreth vajzës së saj, Gianna, e cila po ashtu vdiq me babain e saj të dielën e kaluar.

Fotoja ilustruese që ndau me miliona ndjekësit në Instagram, e imagjinonte vajzën e saj si lojtare në Los Angeles Lakers, duke veshur numrin e babait të saj, 24.


“Duke parë vajzën time të buzëqeshur dhe të lumtur sërish me topin e basketbollit në krahët e saj, e mbështjellë më dashuri thjesht më ngrohu zemrën time, Gigi im”, ka shkruar mes të tjerash Vanessa.

Ajo e etiketoi artisten, Reina Koyano, e cila postoi ilustrimin katër ditë më parë në llogarinë e saj me titullin, “Mambacita”.

Koyano gjithashtu ka bërë të mundur vizatimin për të tjerët si një shkarkim falas.

Vanessa Bryant flet për herë të parë pas vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës së saj, Gianna
Lexo po ashtu Vanessa Bryant flet për herë të parë pas vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës së saj, Gianna

Një postim tjetër i Vanessas mori vëmendje kur publikoi fanelat e basketbollit të Kobe dhe Gianna, gjersa shkruan: “Nuk ka 24, pa 2”.

Gigi dhe babai i saj, Kobe Bryant, me shtatë persona të tjerë vdiqën më 26 janar, derisa helikopteri i tyre u rrëzua në kodrat e Calabasas, Kaliforni.

Vanessa theu heshtjen për herë të parë që nga përplasja tragjike të mërkurën për të falënderuar fansat për ngushëllimet dhe lutjet e tyre.

Ky ishte postimi i plotë i saj:

“Vajzat e mia dhe unë deshëm të falënderojmë miliona njerëz që treguan mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj kohe të tmerrshme.Faleminderit për të gjithë lutjet e juaja. Ne me të vërtetë kishim nevojë. Ne me të vërtetë jemi të shkatërruar për humbjen e papritur të bashkëshortit tim, Kobe – babait të mrekullueshëm të vajzave të mia, dhe të vajzës time, Gianna, një vajzë e dashur e mrekullueshme, dhe shumë e mirë për motrat e saj Natalia, Bianka dhe Capri. Ne jemi gjithashtu të shkatërruar edhe për familjet e tjera që humbën të dashurit e tyre të dielën dhe ne ndajmë mërzinë me ta gjithashtu. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen tonë tani. Ne ndihemi mirë pasi Kobe dhe Gigi e di se sa shumë i duam. Ne ishim shumë të bekuar që ata ishin në jetën tonë. Do doja që të ishin me neve përgjithmonë. Ishin bekimet tona që u larguan prej neve shumë shpejt. Nuk jam e sigurt se çfarë do ndodh me neve në vazhdim, dhe është e pamundur të imagjinojmë jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë duke u përpjekur të vazhdojmë të presim sepse Kobe, dhe vajza jonë e vogël, Gigi, po shkëlqejnë mbi ne për të na ndezur rrugën. Faleminderit që ndatë dhimbjen, mërzinë me neve. Ne kërkojmë që të na jepni respektin dhe privatësinë që do të na duhet për të lundruar në këtë realitet të ri. Faleminderit shumë për lutjet e juaja dhe për dashurinë ndaj Kobe, Gigi, Natalia, Bianka, Capri dhe mua”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

Magazina
Kalo në kategori