LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollisti kolumbian, Jhon Viafar ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzën e transportimit të kokainës në vlerë prej 25 milionë eurosh

Ish-futbollisti kolumbian, Jhon Viafar ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzën e transportimit të kokainës në vlerë prej 25 milionë eurosh
(Foto: AFP/The Sun/Getty Images/Guliver)

Ish-mesfushori i Southamptonit, Jhon Viafara, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kolumbia, për t’u përballur me akuzat për trafikim droge.

41-vjeçari, i cili ka luajtur në Evropë për klube, si Portsmouth, Real Sociedad e Southampton, ishte arrestuar në mars të vitit të kaluar në vendlindjen e tij.


Ish-futbollisti kolumbian, Jhon Viafara arrestohet për trafikim të drogës
Lexo po ashtu Ish-futbollisti kolumbian, Jhon Viafara arrestohet për trafikim të drogës

Ai akuzohet për transportimin e dy tonelatave kokainë drejt Amerikës, në vlerë prej 25 milionë eurosh dhe është mbajtur në paraburgim për 10 muaj.

(Foto: Reuters/AFP/The Sun)

Viafara dyshohet të ketë qenë ‘mbreti’ i operacionit që ka shfrytëzuar anije të shpejta dhe aeroplanë të vegjël për ta dërguar drogën në SHBA.

Autoritetet amerikane e kanë akuzuar për orkestrimin e pagesave dhe krijimin e një rrjeti të trafikimit të drogës, si edhe koordinimin e rrugëve të transportimit nga Amerika Qendrore drejt Amerikës Veriore.

“E kam ndarë zhveshtoren me Messin, por tash më duhet ta ndaj dhomën me dikë që ka qenë në luftë në vendin tonë”, u ka thënë gazetarëve ish-mesfushori para se të dërgohej me aeroplan drejt SHBA-ve, ku është dorëzuar në Teksas me pranga në duar. /Telegrafi/

John Viafara (Foto: Jonathan Daniel/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina

"Nuk dua të flas për atë pjesë hiç", reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Magazina
Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Magazina
Kalo në kategori