LAJMI I FUNDIT:

No Time to Die: Publikohet videoja e parë për filmin përfundimtar të James Bond

No Time to Die: Publikohet videoja e parë për filmin përfundimtar të James Bond

Pamjet e para për “No Time To Die” kanë mbërritur në internet, përpara se fansat të marrin një vështrim më të plotë në daljen përfundimtare të Daniel Craig si James Bond më vonë këtë javë.

Traileri zyrtar arrin të mërkurën (4 dhjetor), por fansat tani mund të shikojnë një video ngacmuese të shkurtër, e cila ofron pamje të të gjithë përbërësve të një filmi klasik ‘Bond’.


Lajmi vjen pasi Craig konfirmoi zyrtarisht se ai do të largohet nga filmi ikonik, pasi ka kapërcyer Roger Moore si Bondin më të gjatë të shërbimit në histori.

“Bondi është kthyer. Traileri i No Time to Die do të publikohet të mërkurën”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bond të publikuar në rrjetin social, Twitter.

Craig konfirmon largimin nga Bondi: Dikush tjetër duhet ta vazhdojë këtë projekt
Lexo po ashtu Craig konfirmon largimin nga Bondi: Dikush tjetër duhet ta vazhdojë këtë projekt

Kur u pyetën nëse në të ardhmen do ishte si drejtor i Bondit, ai tha: “Për hir të Zotit, jo. Dua të kthehem në shtëpi, të ha diçka dhe pastaj të shkoj në shtrat. Nëse jeni drejtor, atëherë natën jeni akoma me prodhuesit, skenaristët, në telefon. Dhe pastaj pas dy orësh gjumë, ju duhet të ktheheni përsëri në grup. Jo faleminderit”.

Daniel Craig (Foto: Jemal Countess/Getty Images for Audi Canada)

“No Time to Die” do të dalë në kinema më 3 prill 2020, me regji nga Cory Joji Fukunaga. Krijuesi i Fleabag, Phoebe Waller-Bridge gjithashtu ka punuar në skenarin e filmit, pasi ajo u soll për të modernizuar spiunin ikonik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori