LAJMI I FUNDIT:

Dybala në verë donte Real Madridin ose Barcelonën, por Milani ishte ndër klubet që u interesuan më shumë

Dybala në verë donte Real Madridin ose Barcelonën, por Milani ishte ndër klubet që u interesuan më shumë

Paulo Dybala raportohet se po priste një transferim te Barcelona apo Real Madrid gjatë verës.

Sulmuesi argjentinas u njoftua nga Juventusi, që mund të largohet në afatin kalimtar të verës dhe më shum ishte i lidhur me një transferim te Manchester United .

Sipas Corriere dello Sport , Dybala dëshironte të luante në futbollin spanjoll dhe po priste që Barcelona , skuadra e tij e preferuar, apo Real Madrid ta thërrisnin.


Josep Maria Bartomeu dhe Florentino Perez nuk vendosën të bënin një veprim për të dhe ai qëndroi në te Juventusi.

Dybala është rikthyer në formë nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe shënoi një gol të shkëlqyer kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve të martën.

Megjithatë “Corriere dello Sport” ka zbuluar një prapaskenë tjetër, ku thuhet se Dybala ishte kërkuar nga Milani.

26-vjeçari ishte një dëshirë e madhe e trajnerit Marco Giampaolo, dhe drejtuesit dëshironin t’ia plotësonin këtë kërkesë, por as kjo nuk ndodhi./Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Perez ka gati mega-transferimin e janarit te Real Madridi

Perez ka gati mega-transferimin e janarit te Real Madridi

La Liga
Morën fitore spektakolare në derbi - Gattuso puth në gojë lojtarin e tij

Morën fitore spektakolare në derbi - Gattuso puth në gojë lojtarin e tij

Ligat tjera
Pas vetëm tri ndeshjesh në Ligën Premier, publikohet emri i trajnerit që pritet të shkarkohet

Pas vetëm tri ndeshjesh në Ligën Premier, publikohet emri i trajnerit që pritet të shkarkohet

Premier League
Zbulohen pagat e trajnerëve në Ligën Premier pas marrëveshjes së re të Artetas me Arsenalin

Zbulohen pagat e trajnerëve në Ligën Premier pas marrëveshjes së re të Artetas me Arsenalin

Premier League
Bashkëlojtarët te Real Madridi

Bashkëlojtarët te Real Madridi "ia humbin topin" Mbappes, ndrësa Endrick në rolin e magjistarit

La Liga
Kalo në kategori