LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Në Prishtinë të enjten ka filluar konferenca e tretë ndërkombëtare organizuar nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) e Universitetit të Prishtinës (UP), së bashku me aktivitetin Adapt të USAID në Kosovë, GIZ Kosova dhe Rrjetit CSR Kosova, me temën “Inovacioni për një të nesërme të qëndrueshme: Dialog mes institucioneve akademike, industrisë dhe qeverisë”.

Konferenca dy ditore ofron një platformë për ndarjen e hulumtimeve më të fundit, inovacioneve dhe praktikave më të mira për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.


Konferencën e përshëndeti drejtuesja e misionit të USAID në Kosovë, Eileen Devitt e cila tha se “Qeveria e SHBA-së përmes Aktivitetit Adapt ka siguruar më shumë se 13 milionë dollarë për zhvillimin e teknologjive, politikave dhe mjeteve të reja për të zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike në Kosovë.”

Drejtuesja e misionit të USAID në Kosovë, Eileen Devitt

Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ishte i pranishëm në konferencë dhe potencoi dedikimin e Qeverisë së Kosovës për t’u përgjigjur ndryshimeve klimatike përmes politikave, ligjit dhe strategjisë për ndryshimet klimatike.

Ministri, Liburn Aliu

“Ne kemi zhvilluar një sistem të ri për raportimin, monitorimin dhe verifikimin e gazrave serrë që mbetet një sfidë për ne. Ky sistem do të përmirësojë metodologjinë për kalkulimin e emetimeve, duke përfshirë sektorë të ndryshëm për të siguruar koeficientë të saktë. Po ashtu, kemi bërë përmirësime të rëndësishme në Institutin Hidrometeorologjik, duke modernizuar pajisjet dhe sistemet për të siguruar parametrat në kohë reale për pellgjet lumore dhe sigurinë e digave,” deklaroi Aliu.

Ndërsa, Sebastian Leuschner, atashe për çështje klimatike në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë u shpreh se: “Gjermania dhe GIZ kanë mbështetur Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmërinë që nga themelimi i saj dhe një nga shembujt kryesorë të bashkëpunimit tonë është krijimi i skemës për auditorët dhe vlerësuesit e energjisë. Sot numri i auditorëve është rritur në 226 profesionistë dhe kjo është shënon një arritje të madhe për rritjen e ekspertizës së auditimit energjetik në Kosovë.”

Sebastian Leuschner, atashe për çështje klimatike në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë

Ben Tonic nga USAID – Kosova Adapt Activity, i cili është angazhuar në një aktivitet pesë-vjeçar për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike, ka theksuar rëndësinë e informacionit dhe mbështetjes për qytetarët dhe sektorin privat.

“Ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të informojmë të gjithë aktorët për masat që mund të merren për të përshtatur dhe zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike. Po ashtu, ne mbështesim zhvillimin e politikave dhe rregulloreve që ndihmojnë në adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe promovojmë teknologjitë e reja për sektorin privat,” tha Tonic.

Prof. Dr. Majlinda Daci theksoi se ndryshimet klimatike nuk kanë kufij dhe se ndikimet në Kosovë janë shumë të rëndësishme.

Prof. Dr. Arta Basha Jakupi

“Ndryshimet klimatike janë një problem global që ndikon në mënyrë disproporcionale në Kosovë. Përmbytjet dhe thatësirat po dëmtojnë sektorë të rëndësishëm si bujqësia dhe burimet ujore. Edhe pse ne nuk kemi nënshkruar marrëveshjen e Parisit, ne jemi angazhuar të arrijmë objektiva të caktuara në strategjinë tonë për energjinë dhe ndryshimet klimatike. Është e rëndësishme që të mobilizohemi dhe të kërkojmë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për të vepruar në mënyrë efektive,” tha Daci.

Prof. Dr. Noah Kittner nga Universiteti i Karolinës së Veriut Chapel Hill, SHBA, theksoi rëndësinë e dekarbonizimit dhe reduktimit të emitimeve në Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor duke potencuar se infrastruktura energjetike është shumë e rëndësishme për të mundësuar që energjia e ripërtërishme që krijohet të mos krijojë disbalanc në rrjetin energjetik.

Përveç krijimit të energjisë së ripërtërishme, përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve efiçiente është një mënyrë tjetër e uljes së konsumit të energjisë.

Ndërsa, Rreze Abdyli nga GIZ-i theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndër-sektorial në tranzicionin energjetik.

“Sivjet është edicioni i tretë i kësaj konference, e cila ka evoluar nga një ngjarje e fokusuar në akademikë në një platformë që përfshin edhe sektorin privat dhe diskutime të paneleve. Tranzicioni i drejtë energjetik dhe karbonizimi janë procese të rëndësishme që kërkojnë bashkëpunim të gjerë dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara, përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat,” tha Abdyli.

Në panelin e parë: “Orientimi i Sfidave Klimatike” ku në panel ishin Sergiy Maslichenko – drejtor i BERZH, Trim Tërnava – ekspert i energjisë, Adam Cwetsch – drejtues i Green Deal, dhe Besiana Qorraj, zyrtare e lartë për Burimet e Rinovueshme të Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë, u potencua se duke i dhënë përparësi financimit të dedikuar të gjelbër në Kosovë dhe iniciativave të gjelbërta të NVM-ve, është thelbësore për një kalim të suksesshëm drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe arritjes së qëllimeve mjedisore.

Në sesione u fol për nevojën për adaptim dhe zvogëlim të ndryshimeve klimatike dhe nevojës kritike për të kaluar drejt burimeve më të gjelbra të energjisë. Sipas folësve, nevojitet një qasje gjithpërfshirëse është thelbësore, duke integruar sektorë si bujqësia, uji dhe shëndetësi, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet qeverive, sektorëve privatë dhe komuniteteve siguron zbatimin efektiv. Me adresimin e këtyre çështjeve, Kosova dhe rajoni mund të zhbllokojnë potencialin e tyre për një të ardhme të qëndrueshme.

Punimet e konferencës do të vijojnë edhe sot, dhe në mesin e diskutimeve të shumta do të jenë edhe panelet me folës për temat rreth strategjive të biznesit të qëndrueshëm dhe politikave për të ardhme më të gjelbër, financimin e transformimit të gjelbër, navigimin në sfidat klimatike, dhe gjetjen e qasjeve inovative për qëndrueshmëri ndaj ambientit dhe adaptimin dhe mitigimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori