Shoqëria e regjistruar në Kosovë si GEN-I TIRANA Sh.p.k Dega ne Kosovë me numër unik identifikues 810800145 me adresë Rr. Rr. Bekim Fehmiu, Icon Tower, Kati 11, Nr.2, Pristina, Kosovo, në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), NJOFTON se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për licencim të aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të energjisë elektrike.

Në kuadër të aplikacionit për licencim, shoqëria GEN-I TIRANA Sh.p.k Dega ne Kosovë ka dorëzuar në ZRRE dokumentacionin dhe dëshmitë e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi, duke përfshirë:


-Dokumentacionin për regjistrimin dhe organizimin e shoqërisë;

-Planin afarist për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike;

-Pasqyrat financiare dhe dëshmitë për kapacitetin financiar;

-Dëshmitë lidhur me përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe kërkesave të tjera ligjore;

-Strukturën organizative dhe të dhënat për personelin profesional dhe menaxhues; dhe

-deklaratat dhe dokumentacionin tjetër të kërkuar sipas aplikacionit për licencim.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara se kundërshtimet eventuale lidhur me dhënien e kësaj licence nga ZRRE mund t’i paraqesin në ZRRE brenda tetë (8) ditëve kalendarike nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Kundërshtimet mund të dorëzohen në formë elektronike te ZRRE në e-mail adresën: legal-licensing@ero-ks.org dhe hrexhaj@ero-ks.org; ose në formë të shkruar në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, ”Rr. Besa Imami“, Objekti BeniDona, Ankesi Donika 2, Hyrja B, Kati 3, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; Tel.038247615/118.

Gjatë publikimit dhe shqyrtimit të aplikacionit nuk do të zbulohen informatat që konsiderohen konfidenciale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

GEN-I TIRANA Sh.p.k Dega ne Kosovë

Rr. Bekim Fehmiu, Icon Tower, Kati 11, Nr.2, Pristina, Kosovo