LAJMI I FUNDIT:

Familja Fejzullahu ndajnë 100 mijë euro dhe shtëpinë e tyre për strehim, për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Familja Fejzullahu ndajnë 100 mijë euro dhe shtëpinë e tyre për strehim, për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Tashmë janë të panumërta thuajse iniciativat bamirëse që janë ndërmarrë për solidarizimin me të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Reagime dhe ndihma ka pasur edhe nga fytyra të njohura publike, përfshirë këtu politikanë, artistë e sportistë të njohur.


Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, megjithëse siç thotë ai rrallë shprehet për bamirësitë që bën, kësaj here vendosi të tregojë shumë e grumbulluar për ndihmë ndaj shqiptarëve të Durrësit.

Të famshmit nga Shqipëria falënderojnë Kosovën për mbështetjen e dhënë gjatë tragjedisë të së martën
Lexo po ashtu Të famshmit nga Shqipëria falënderojnë Kosovën për mbështetjen e dhënë gjatë tragjedisë të së martën

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtari Fejzullahu ka treguar se ka ndarë mbi 100 mijë euro, që do të shkojnë për fondin e ndihmave ndaj banorëve të Thumanës dhe Durrësit – dy zona këto të prekura ashpër nga tërmetet.

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e njoftimit për grumbullimin e fondeve në Instagram.

Ndërkohë, edhe babai i tij, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu ka bërë të ditur gjatë ditës, se është gati të lëshojë shtëpinë e tij për strehimin enjë familje gjashtë anëtarëshe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori